• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hekurudha Tiranë-Durrës: Hapet tenderi 15.7 mln euro për zgjatimin e shinave me 4 km deri te stacionin kryesor në fund të bulevardit të ri në Tiranë

May 12, 2026
in Aktualitet, Debat

Edhe pse po bëhen gati 5 vite që kur kanë nisur punimet për linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës, dhe me dalje për në Rinas, përfundimi ende duket larg.

Këtë të hënë Hekurudha Shqiptare ka hapur një tender me vlerë 15.7 milionë euro për të ndërtuar edhe 4 kilometra linjë të re që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik me Stacionin e Trenit Tiranë. Ky zgjatim thuhet në dokumente është pjesë e hekurudhës Durrës–Tiranë. Nisja për nga Tirana drejt Durrësit apo Rinasit do të bëhet tek stacioni në fund të Bulevardit të ri të Tiranës.

Kompanitë e interesuara do të kenë mundësi deri më 15 qershor për të paraqitur ofertat e tyre, dhe më pas fituesi do të ketë 2 vite në dispozicion për të mbyllur punimet. Referuar argumenteve të dhëna për këtë projekt të ri thuhet se synohet një ndërlidhje sa më efikase të transportit urban në Tiranë me transportin hekurudhor.

“Ndërtimi i linjës Durrës – Tiranë dhe Domje – Rinas, krijon një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit tonë. Për këtë arsye, është i domosdoshëm zgjatimi i kësaj linje me 4 kilometra të tjera, nga Tirana Terminali i Transportit Publik (PTT) deri në Bulevardin e ri të Tiranës, stacioni i “Qendra e Qytetit Tiranë”. Kjo zgjatje e linjës do të garantojë transport efikas për pasagjerët dhe do të rrisë atraktivitetin e rajonit për investime dhe turizëm”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Hekurudha Shqiptare sqaron më tej se modernizimi i transportit rrugor do të ndikojë pozitivisht në aspektet mjedisore, sociale dhe ekonomike të vendit.

“Urbanizimi i shpejtë në Tiranë ka sjellë sfida të konsiderueshme, përfshirë trafikun e rënduar, ndotjen mjedisore dhe rritjen e kohës së udhëtimit, të cilat kjo zgjatje hekurudhore synon t’i adresojë përmes një shërbimi hekurudhor efikas, të pastër dhe të aksesueshëm” , thuhet në dokumente.

Ndërtimi i hekurudhës së re Tiranë-Durrës-Rinas nisi të ndërtohet në 2021-shin, shpejtësia e lejuar do të jetë 70-100 km/orë dhe trenat do të jenë elektrik.

Sipas të dhënave të këtij autoriteti deri më tani janë mbyllur 97% e punimeve, dhe se pritet që në fillim të vitit që vjen të jetë gati për të ‘ndezur trenat’, por me këtë zgjatim të ri, ende nuk ka një afat se kur do të finalizohet plotësisht projekti.

Next Post

Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën

Trump udhëton drejt Kinës për marrëveshje tregtare mes krizave globale, luftës në Ukrainë dhe përplasjeve me Iranin

Riparohet defekti në një prej tubacioneve kryesore të Vlorës, nis përsëri furnizimi me ujë i qytetit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved