• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Stadiumi “po fundoset”! Azteca nuk është ende gati për ndeshjen hapëse të Botërorit 2026: NASA në monitorim të situatës

May 12, 2026
in Bota, Sport

Rritet shqetësimi mbi stabilitetin strukturor të stadiumit “Azteca” në Meksikë, që më 11 qershor do të presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026. Shkencëtarët dhe drejtuesit e lartë të NASA-s po shohin me shumë vëmendje lëvizjet graduale të terrenit.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, NASA po monitoron situatën, duke përdorur satelitë radar të sofistikuar, përfshirë misionin NISAR, që janë në gjendje të dallojnë edhe lëvizjet më minimale të sipërfaqes së tokës. Kjo teknologji lejon studiuesit të lokalizojnë çedimet e terrenit në kohë reale dhe të identifikojnë zonat, ku infrastrukturat mund t’i nënshtrohen presionit në rritje.

Misioni është pjesë e një bashkëpunimi më të gjerë midis NASA-s dhe partnerëve ndërkombëtarë për të përmirësuar ‘leximin’ e fundosjes urbane dhe cenueshmërisë së infrastrukturës.

Në bazë të disa dëshmive, dëmtimet brenda impiantit po bëhen gjithmonë e më të dukshme, me copa çimentoje që bien nga strukturat. Disa tifozë madje i kanë marrë këto pjesë nga stadium historik si suvenire.

Rënia e tokës dhe pse po fundoset Mexico City

Shkencëtarët ia atribuojnë këtë problem kryesisht nxjerrjes afatgjatë të ujërave nëntokësore nga poshtë qytetit të Mexicos.

Ndërsa akuiferët (shtresë guri ose toke poroze që përmban ujë) shterohen më shpejt sesa rimbushen natyrshëm, toka ngjeshet nën peshën e mjedisit urban të ndërtuar dendur, duke çuar në fundosje graduale në zona të mëdha të kryeqytetit meksikan.

Shkencëtari i NASA-s, Marin Govorcin, ka vënë në dukje se ky çekuilibër midis nxjerrjes dhe rimbushjes është nxitësi kryesor i lëvizjes së vazhdueshme të tokës. Ky fenomen nuk është unik vetëm për Mexico Cityn, por shkalla dhe shpejtësia e vërejtur atje janë ndër më ekstremet në nivel global.

Next Post

Gjyqi ndaj Dados/ Veliaj-KLP: A keni dijeni që kërkesa jonë për shkarkimin e prokurorit u shqyrtua vetëm nga nënkryetari? S’pati vendim kolegjial

Ali Ahmeti pret në takim dhe ngre në pidestal Pirro Vengun: Personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar

Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved