• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

May 12, 2026
in Blog

Nga Auron Tare

Dje ishte përvjetori i krijimit të “Shoqatës për Mbrojtjen e Shtazëve”, një nismë e disa shqiptarëve eksentrikë të viteve 30-të, së bashku me disa oficerë britanikë që shërbenin në Xhandarmërinë e Zogut. Historia e kësaj nisme, e lënë në harresë, është shumë interesante dhe sapo u ula ta shkruaj.

Por ndërsa po rendisja materialet, më del lajmi i disa djemve që protestonin në Qafë-Thanë, sepse burokratët e Komitetit Olimpik Shqiptar, (institucion për të cilin kisha kohë pa dëgjuar ndonjë bëmë në sport) kishin bllokuar kalimin e pëllumbave që këta djem i rrisnin dhe i stërvitnin me pasion për gara ndërkombëtare. Se ç’punë ka KOKSH-i me pëllumbat e dynjasë, kjo është histori më vete.

Gjithsesi, unë u ula të shkruaj historinë e “Shoqatës së Shtazëve”.

Por sapo hapa kompjuterin, më doli postimi i Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit: “Rregullime në Amantia”. Dhe ngjitur me germimet valëvitej Flamuri Kombëtar… i kujt?

Sepse Republika e Shqipërisë nuk ka flamur të atij soji. Flamuri që përdor Ministria nuk është Flamuri Kombëtar i Republikës, por një allasoj i bërë në Kinë.

Dikur, së bashku me deputetin Saimir Tahiri, bëmë një fushatë të fortë në media kundër kësaj cope bezeje të kuqe që me tender, sigurisht, Qeveria e Berishës II, kishte porositur në Kinë. Ky flamur, që tundej nëpër institucione dhe në Presidencë, ishte turpi i Republikës dhe i Parlamentit. Por koha kaloi dhe bezeja e kuqe doli nga qarkullimi.

Mirëpo jo. Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit jo me larg se sot vazhdon ta mbajë këtë beze të kuqe si simbol të Republikës sonë.

Prandaj, të dashur miq, sot nuk mund të lexoni historinë e bukur të “Shoqatës së Shtazëve” të periudhës së Zogut, sepse nuk të lë Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit qe per turpin e saj ende valvit Flamurin e ngjyer vite më parë në Kinë.

Dhe ja ku mbërrijmë, pa dashur, te Shqipëria e sotme, një vend ku Komiteti Olimpik merret me pëllumba sportivë, ministritë valëvisin flamuj fallco, ndërsa historitë që vlejnë mbeten gjithmonë për nesër.

Next Post

VIDEO/ Anëtari i KLP -së prokurori Stojani debat me britma me Kryetaren Bogdani: Je çmendur moj, je çmendur!

Portreti i Zelenskyit nga ish këshilltarja e tij: Është histerik, pastron para, duket si një arush i butë, por kur fiken dritat… Ndryshon maskën gjatë gjithë kohës!

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved