• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Anëtari i KLP -së prokurori Stojani debat me britma me Kryetaren Bogdani: Je çmendur moj, je çmendur!

May 12, 2026
in Aktualitet, Debat

Mbledhja e datës 30 prill të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve.lidhur me vendimin për hapjen e vendeve vakante.

Në audion zyrtare të regjistruar nga vetë KLP, dëgjohet anëtari i KLP-së, Sokol Stojani, teksa debaton me kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani.

Debati u përqendrua te një vendim për dërgimin në Kuvend të vendeve vakante në KLP, ndërsa kryetarja Bogdani kërkoi që çështja të rikthehej për rishqyrtim.

Kjo kërkesë u kundërshtua nga Stojani, me pretendimin se vendimet e marra nuk mund të zhbëhen.

Nga ana tjetër, Stojani e paralajmëroi Bogdanin se do të mbajë përgjegjësi, ndërkohë që kryetarja e KLP-së këmbënguli se në mbledhjen e 16 prillit nuk do të merrej një vendim, por do të mbahej një tjetër mbledhje. Mbledhja në KLP zgjati më shumë se një orë dhe debatet ishin permanente.

Bogdani: Ore nuk do marrim vendim sot.

Stojani: O kryetare, je në kundërshtim me ligjin. Ti të paktën duhet ta njoftosh anëtarin. Është përdhunim moj kryetare. Të kërkosh ti të diskutosh

Bogdani: Po pse vetëm ju ndiheni i përdhunuar zoti Stojani? Ne të tjerët e kuptoni sesi ndihemi pas këtyre fyerjeve dhe ofendimeve?

Bogdani: Mbledhjen e deklarojmë të mbyllur. Të qetësohen palët, të rehabilitohen dhe të vijnë në mbledhjen tjetër. Mirupafshim!

Stojani: Ju po sabotoni mbledhjen e Këshillit.

Bogdani: Unë po sabotoj?!

Stojani: Duke futur gjëra dhe duke penguar veprimtarinë e këtij Këshilli. Kryetare do të mbani përgjegjësi për këtë.

Bogdani: Do të mbaj!

Stojani: Do mbani përgjegjësi po të them.

Bogdani: Në litar do më varësh, e di..

Stojani: Po ç’litar aman, s’je ti për litar. Ashtu të ngre në qiell. Turp të të vijë njëherë. Keni mbledh gjithë njerëzit këtu për t’i mbajt njerëzit peng për gjëra ordinere.Jo,joo.. A ka gjë më ordinere se të rishikosh një vendim të marrë? S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është problem konceptual

Bogdani: Po është diskutim. Në qoftëse ti…

Stojani: Po s’ke diskutim moj. Po nuk diskutohet një vendim moj. Po nuk diskutohet një vendim i marrë moj, po nuk diskutohet… Moj kryetare…

Bogdani: Ore kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Stojani; Po kush je ti që vë në diskutim moj?

Bogdani: Po rrëzoje o burrë..

Stojani: Po nuk rrëzohet moj…

Bogdani: Dakord, mbase jam çmendur unë.

Stojani: Po je çmendur moj, je çmendur. Po je çmendur…, po je çmendur moj..

Bogdani: Nuk merrem dot, nuk merrem dot me njerëz me jetë të konsumuar, kaq, kaq

Stojani: Ti nuk mund të zhbësh dot një vendim moj zonjë e dashur, nuk e zhbën dot, nuk e zhbën dot.

Anëtari i KLP-së: Po atë nismën tonë

Bogdani: Po patjetër mo, po ju nuk të lini hapësirë

Stojani: Po jo, se në këtë hapësirë ti do me fut ato muhabetet e tua.

Bogdani: Ore ashtu e gjykova.

Prokurori Sokol Stojani dhe kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani kanë pasur edhe debate të mëparshme me njëri-tjetrin. Në tetor të vitit të kaluar, ata u përfshinë në një debat të ashpër, në lidhje me procedurën e ndjekur për plotësimin e një vendi vakant në Prokurorinë e Sarandës.

Next Post

Portreti i Zelenskyit nga ish këshilltarja e tij: Është histerik, pastron para, duket si një arush i butë, por kur fiken dritat… Ndryshon maskën gjatë gjithë kohës!

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

Marrëveshja për refugjatët me Italinë, reagon Rama: Do të vazhdojë për aq kohë sa vendi fqinj do të dojë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved