Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.
Rama ka ndarë disa fotografi nga ceremonia ndërsa shkruan se për të, ishte kënaqësi dhe nder të ishte pjesë e grupit të miqve të nderit.
Në këtë ceremoni, ish-presidenti i Bankës Botërore Mario Draghi u nderua me Çmimin “Karli i Madh” 2026, në vlerësim të rolit të tij të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit ekonomik europian dhe në promovimin e vizionit për një Europë më të bashkuar, me treg më të integruar, kapacitete më të forta mbrojtëse dhe konkurrueshmëri më të lartë ekonomike.
Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe





