• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Meritën” kryesore për rezolutën e ka Berisha

May 15, 2026
in Blog

Nga Mero Baze

Hallet e Berishës jo gjithmonë shërbejnë për keq. Ja për shembull sot shërbyen për mirë. Sulmi i tij ndaj ambasadorit Gonzato dhe fjalori agresiv ndaj tij, nxiti një reagim konsensual të gjithë ambasadorëve të Bashkimit Evropian kundër Sali Berishës, duke ia përforcuar kështu atij rrethimin anglo-amerikan.

Ambasadori i Britanisë së Madhe një ditë më parë e telendisi publikisht për “non grata”-n e Mbretërisë së Bashkuar, duke e trajtuar Sali Berishën si një njeri të ndëshkuar nga drejtësia britanike dhe jo nga politika britanike. Edhe më të ashpra ishin qëndrimet e tij për qasjen bllokuese të opozitës si formë opozitarizmi.

E gjithë kjo ishte një taksë e panevojshme mbi opozitën për shkak të Sali Berishës. Njeriu që do rizgjidhet në krye të opozitës pa garë pas një jave, ia bëri të qartë perspektivën e zezë partisë së tij, nën drejtimin e tij, duke u vetëshpallur si armik i BE, Britanisë së Madhe dhe SHBA.

Dhe i prodhoi vetes dhe PD-së një hall që mund ta kishte shmangur.

Nga ana tjetër, vetë Berisha ka dy javë që bën një propagandë bajate lidhur me aprovimin e IBAR për Shqipërinë, i furnizuar dhe nga burime të tij diplomatike në pushtet. Është normale që procesi me 27 vende ka hezitimet e veta që shpesh varen dhe nga predispozita politike e forcave politike në pushtet në vendet ku zgjerimi shkakton probleme politike. Për fat Shqipëria nuk është në agresion fatal dhe ndoshta në fund të muajit, duke u nxitur dhe nga gëzimi i pakujdesshëm i Berishës për procesin e shqyrtimit të IBAR, ai mund të aprovohet. Tani këtë e ka kuptuar dhe Berisha dhe me sa duket do që pas zgjedhjes së tij të thotë që “na e aprovuan IBAR-in se u rizgjodha unë kryetar i PD”.

I gjithë ky agresion kundër BE dhe reagimet ndërkombëtare kundër tij, natyrisht që kanë krijuar një klimë dëshpërimi në PD dhe kanë sterrosur procesin e rizgjedhjes së tij sikur të jetë një funeral dhe jo një ditë feste, siç është për çdo parti.

Prandaj mos u çudisni nga rezoluta e sotme dhe mos krijoni teori konspiracioni rreth Gazit, Taulantit, Romina-s apo të tjerëve. Meritën kryesore për rezolutën e ka beteja antiperëndimore e Berishës dhe propaganda bajate e tij për bllokimin e procesit të Shqipërisë, që nuk është e vërtetë.

Tani kur e kuptoi që as procesin e integrimit nuk e ndal dot, as BE nuk e shantazhon dot duke sulmuar ambasadorët dhe as “non grata”-n nuk e heq qoftë dhe me lekë, i ra shkurt dhe tha ta pranojmë këtë rezolutën se ndoshta nga fundi i muajit më përshëndesin dhe mua për këtë dhe ta shes si përshëndetje për rizgjedhjen. Kaq është e gjitha.

Kjo është e mira që prodhojnë hallet e Berishës për Shqipërinë në këtë rast. Jo çdo e keqe për të sjell të keqe dhe për Shqipërinë. Ja në këtë rast e ka kuptuar se e vetmja rrugë i ka mbetur të bëjë sikur gëzon bashkë me shqiptarët e tjerë për Shqipërinë.

Next Post

Trump-Xi përfundon “barazim”! Analizat e para pas takimit: Pse gjeopolitikisht askush nuk doli fitimtar?

Sulmi ndaj zëvendësministrit Mehani, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’94: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved