• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Helmoi bashkëshortin dhe botoi libër: 35-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm

May 15, 2026
in Bota, Kronike

Një grua nga Utah, e cila botoi një libër për fëmijë mbi përballimin e pikëllimit pas vdekjes së bashkëshortit, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, pasi u shpall fajtore për vrasjen e burrit të saj.

Kouri Richins, 35-vjeç, qëndroi e “ngrirë” në sallën e gjyqit, teksa u dha vendimi në të njëjtën ditë kur bashkëshorti i saj, Eric Richins, do të kishte mbushur 44 vjeç.

Në mars te ketij vitit, Kouri Richins u shpall fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit te saj, ngjarje e ndodhur në vitin 2022. Sipas prokurorisë, Kouri i kishte hedhur fshehurazi një dozë vdekjeprurëse fentanili në një koktej i quajtur “Moscow Mule” që ajo kishte përgatitur.

Një vit pas ngjarjes, Richins publikoi një libër për fëmijë, duke pretenduar se synonte të ndihmonte tre djemtë e saj të përballonin humbjen.

Prokurorët argumentuan se Kouri Richins ishte e zhytur në borxhe prej miliona dollarësh dhe po planifikonte një jetë të re me një partner tjetër. Sipas akuzës, ajo kishte hapur disa kontrata sigurimi jete në emër të bashkëshortit pa dijeninë e tij dhe besonte se do të përfitonte mbi 4 milionë dollarë pas vdekjes së tij.

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal, duke theksuar se tre fëmijët “nuk duhet të jetojnë me frikën se mund ta takojnë sërish nënën e tyre”. Në një deklaratë të lexuar në gjykatë, babai i viktimës, Gene Richins, e përshkroi humbjen si një “boshllëk të përhershëm që nuk do të mbushet kurrë”. “Askush nuk duhet ta varrosë fëmijën e vet. Është një humbje që të ndryshon përgjithmonë,” tha ai.

Edhe motra e viktimës, Katie Richins-Benson, tha mes lotësh se jeta e familjes së tyre ka ndryshuar përgjithmonë.

Fëmijët: “Kemi frikë nga nëna jonë”

Sipas dëshmive në gjykatë, tre djemtë e çiftit, të cilët tashmë janë nën kujdesin e tezes së tyre, kanë shprehur frikë nga nëna.

“Ata nuk janë mjete për një libër të deformuar për fëmijë mbi pikëllimin dhe humbjen,” deklaroi motra e Eric-ut, duke e akuzuar Kouri Richins se i kishte përdorur fëmijët për imazh publik.

Deklarata të lexuara nga terapistë të licencuar treguan se fëmijët kishin raportuar sjellje kërcënuese dhe dhunë nga ana e nënës. Sipas tyre, ajo i kërcënonte, i godiste dhe u shfaqte video të fëmijëve të uritur në zona lufte kur ata refuzonin të hanin.

Njëri prej tyre rrëfeu se shpesh i mbyllte në bodrum, duke e bërë të ndihej i frikësuar dhe i pasigurt. Një tjetër tha: “Na more gjithçka.”

Djali më i madh, tashmë 13 vjeç, deklaroi se shpesh kujdesej për vëllezërit më të vegjël dhe se nëna e mbyllte në dhomë pothuajse çdo ditë, veçanërisht kur ai i vinte në dukje se ajo ishte e dehur.

Ai kërkoi që ajo të dënohej me burgim të përjetshëm, duke e cilësuar veprimin e saj si “shumë të sëmurë”. Sipas dokumenteve të gjykatës, të tre fëmijët janë aktualisht në terapi intensive.

Gjyqi dhe provat

Gjyqi ishte planifikuar të zgjaste pesë javë, por përfundoi më herët pasi e pandehura hoqi dorë nga e drejta për të dëshmuar dhe mbrojtja mbylli çështjen pa thirrur dëshmitarë.

Avokatët mbrojtës argumentuan se prokuroria nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme, por juria e shpalli fajtore për të gjitha akuzat pas më pak se tre orësh diskutimi.

Richins u shpall fajtore edhe për katër vepra të tjera penale, përfshirë tentativën për vrasje, pasi dyshohet se kishte tentuar të helmonte bashkëshortin edhe më herët, në Ditën e Shën Valentinit, duke i dhënë një sanduiç të përzier me fentanil.

Gjatë gjyqit, prokurorët e paraqitën atë si të motivuar nga përfitimi financiar, duke sjellë mesazhe që sugjeronin se ajo fantazonte për një jetë të re dhe përfitime milionëshe pas ndarjes.

Gjithashtu, u paraqitën kërkime në internet nga telefoni i saj, përfshirë pyetje mbi dozat vdekjeprurëse të fentanilit, burgjet luksoze dhe mënyrën e regjistrimit të helmimit në certifikatat e vdekjes.

Nga ana tjetër, mbrojtja pretendoi se viktima kishte probleme me përdorimin e qetësuesve, por prokuroria kundërshtoi duke paraqitur prova se ai nuk kishte histori përdorimi të drogës së paligjshme.

Një dëshmitare kyçe, një pastruese shtëpie që pretendoi se i kishte siguruar fentanil të pandehurës, bashkëpunoi me autoritetet dhe përfitoi imunitet ligjor.

Next Post

Protesta dhe fishkëllima në Eurovision: Reagon këngëtari izraelit Noam Bettan

"Kastrati Group" mbështet Panairin e Karrierës nga Fakulteti i Ekonomisë

Kryeministri Rama jehonë kualifikimit të Shqipërisë në finalen e madhe të Eurovizonit!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved