BE është një bashkim kombesh që nuk kanë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën etni. Aty ka kombe që ndër shekuj kanë luftuar dhe kanë vrarë njëri-tjetrin, por sërish kanë gjetur mundësinë për të bashkëjetuar.
Por a ka një simpati për shqiptarët? Unë mendoj se nuk ka, por mendoj se kjo nuk është pengesë. Nuk mendoj se ne jemi aq të rëndësishëm sa fobia dhe urrejtja ndaj nesh të na mbajë jashtë. Unë mendoj se procesi është më shumë politik se teknik. Është politik sepse ishte politik edhe kur ne hymë në NATO. Hymë në një aleancë ushtarake pa pasur ushtri. Lere ça thonë këta ‘plotësuam standardet‘.
Asnjë standard nuk plotësove ti për të hyrë në NATO, përveç vullnetit politik që kishe të ishe pjesë e aleancës ushtarake dhe përpos interesit gjeopolitik që kishte kjo aleancë ushtarake që të kontrollojë gjithë Mesdheun me bazat e veta. Nuk mendoj që t’i plotësoje një shteg që s’kishe as tanke, as hekurudha dhe as ushtarë. Tani çështja shtrohet, a do na fusin në BE apo jo”, tha mes të tjerash Kreshnik Spahiu për gazetaren Marsela Karapanço



