• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, May 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Starmer na solli shiun, unë i’u solla diellin nga Tirana”! Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin

May 15, 2026
in Aktualitet, Kryesore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Talin të Estonisë, me kryeministrin e vendit, Kristen Michal.

Në konferencën e përbashkët, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se ai solli diellin nga Tirana, ndërsa shtoi se ka admirim për mënyrën se si jetohet në Estoni, duke e quajtur si një “laborator të së ardhmes”.

“Së pari më lejoni që të saktësoj pak gjërat. Kur erdhët në Tiranë, ishte ditë me shi. Ishte gjithmonë ngrohtë, por ishte ditë me shi, sepse Keir Starmer e solli nga Londra. Sot është ditë me diell në Talin, sepse e solla nga Tirana.

Më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet që gjithmonë e kam imagjinuar si një laborator të së ardhmes. Dua thjesht t’u them qytetarëve estonezë që kemi admirim të plotë për ta, sepse në vend që të vazhdojnë të jetojnë në një muze, ata kanë vendosur të jetojnë në të ardhmen. Kjo e bën Estoninë atë qytet që jeton majë kodrës, sidomos për një vend si Shqipëria, sepse jemi të vegjël dhe kemi nevojë për një shembull të tillë.

Më duhet të them që u befasova shumë kur kuptova që kishte ushqim shumë të mirë këtu. Nuk ishte diçka që e prisja. Faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe si e ndatë me mua si ia dolët me sukses si vend për të bërë atë që ju e quani “Kërcimi i Tigrit” dhe mënyrën se si ju mendoni për ta bërë këtë kërcim të dytë.

Më lini t’ju them, me ju jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë atë udhërrëfyes estonez. Jam shumë mirënjohës kur më thatë se jeni gati të mirëprisni njerëzit tanë, të mësojnë prej jush dhe nga ajo që ju po bëni në sektorin arsimor, duke nisur nga fëmijët për t’i dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.

Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Ju përmendët ministren e IA, jemi shumë të lumtur t’ju a prezantojmë. Nga ana tjetër, më drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO, por nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë të jetesës.

Të vazhdojmë duke nisur që me mbylljen e kapitullit të negociatave. Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë në Shqipëri që nga 2023. Dua t’i them estonezëve që ndërkohë e lini vendin tuaj në errësirë, vini në kohë me diell në Shqipëri. Kështu që mund ta vizitoni Shqipërinë edhe në dimër. Gjithashtu, nuk do të gjeni simpati për Putinin atje, kështu që mund të vini lirisht. Jemi tepër të lumtur që jemi këtu dhe pres me padurim që të bëjmë më shumë së bashku. Prej kohësh keni treguar se të jesh vend i vogël nuk është kufizim. Faleminderit për këtë”, tha Rama.

Next Post

Dinastia Strakosha, histori suksesi në Greqi: Nga Foto te Thomas, të dy kanë fituar titullin kampion

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

Drejtori i Policisë së Beogradit në pranga, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved