• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Muli tregon se kilometri i fundit është në javën e fundit

May 17, 2026
in Humor

Pas reagimeve të shumta që ka ngjallur slogani i Doktorit për kilometrin e fundit, Muli sot vendosi t’u bëjë një sqarim demokratëve se çfarë kuptohet me kilometrin e fundit.

Duke biseduar me Lelon për këtë çështje, ai i sugjeroi atij se disa prej këtyre tezave duhet të dalin në shtyp.

-Sot hymë në javën e fundit të kilometrit të fundit, i tha Lelos. Si sot një javë më pas përfundon kilometri i fundit.

-Çfarë do me thënë me këtë? i tha Lelo.

-Dua të them që pas një jave Doktori zgjidhet kryetar dhe merr fund kilometri i fundit.

-Ou, nuk më shkoi mendja, tha Lelo. Tani duhet të gjejmë kur e ka thënë për herë të parë Doktori këtë kilometrin e fundit, sa muaj ka.

-Po besoj ka nja tre muaj, tha Muli, tek një nga ato mitingjet pas janarit.

-Atëherë i bie që ne kemi katër muaj në kilometrin e fundit. Shpejtësia mesatare i bie një kilometër në katër muaj, ose e kthyer në ditë, një kilometër në 120 ditë, që do të thotë afërsisht 8 metra në ditë. Kjo tingëllon keq po ta themi, tha Lelo, se i bie dhjetë hapa në ditë. Dhe të rrish në shtëpi, distanca tualet-krevat është mbi dhjetë hapa.

-Nuk bëhen kështu llogaritë, tha Muli. Llogaritë bëhen me çfarë e gjen Edi Ramën nga fundi i kilometrit.

-Çfarë e gjen? tha Lelo.

-Pas një jave nuk merr fund vetëm kilometri i fundit, por dhe pushteti i Edi Ramës mbi opozitën. Është fundi i tij. Pas një jave Doktori është i vetmi udhëheqës i PD dhe Edi Rama nuk ka nga shkon. S’ka kundërshtarë, s’ka rival, s’ka me kë flet, ose me mua ose me Doktorin. Unë madje kastile bëj pak si budalla që të mos ketë shans të më takojë.

-A tani e kuptova, tha Lelo. Dmth kilometri i fundit ka qenë për armiqtë e brendshëm.

-Patjetër, tha Muli. Tani le të fillojë Edi Rama të numërojë kilometrat e tij të fundit.

Next Post

Kjo është videoja e vëllait të Yamalit që po bën xhiron e internetit

Zhaku rrëfen të kaluarën me substancat narkotike: Krijova varësi!

Forcat e armatosura të Shqipërisë stërvitje të përbashkët me instruktorët e Forcave Speciale të SHBA-së, NATO publikon fotot e ushtarëve shqiptarë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved