Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është rikthyer në Shqipëri, ndërsa do të merret vendimin final për të ardhmen. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i kontratës, ende nuk ka ide të qartë se çfarë do ndodh mes “timonierit” brazilian dhe mundësisë për të vijuar drejtimin e kuqezinjve, përtej kësaj vere.
Shqipëria ishte shumë pranë kualifikimit historik për në Kupën e Botës, por u mposht nga Polonia, gjysmëfinalja e fazës Play-Off, duke e lënë “ëndrrën” përgjysmë.
Sylvinho e ka marrë drejtimin e Kombëtares më 2 janar të vitit 2023, ndërsa grumbullon 34 prezenca në pankinë, e përkthyer me 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje. Mesatarja e pikëve 1.53 për ndeshje.





