• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Gjuha nuk lyp leje”! Pirro Vengu mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

May 19, 2026
in Diaspora

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur mbështetje për kauzën e tyre në mbrojtje të të drejtave gjuhësore dhe qytetare.

Në një mesazh publik, Vengu vlerësoi mobilizimin e studentëve shqiptarë, të cilët këtë herë u paraqitën më të shumtë dhe me mbështetje edhe nga studentë të ardhur nga Tirana dhe treva të tjera shqiptare.

Sipas tij, pavarësisht pengesave burokratike, “energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj”, ndërsa theksoi se protesta e zhvilluar në mënyrë paqësore në Shkup përçon një model europian të reagimit qytetar dhe demokratik.

Ai nënvizoi se mbrojtja e gjuhës shqipe dhe e të drejtave themelore duhet të mbetet larg tensioneve politike dhe frymës së përçarjes, në funksion të fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës mes komuniteteve.

Postimi i plotë:

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”. ????????

Kësaj here më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria. Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj.

Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë. ????????

E drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj.

Gjithmonë me ju!

StudentetShqip”

Next Post

Një bankë e re hyn në Shqipëri: BSH miraton dhënien e licencës për Bankën më të vjetër turke "Ziraat"

Trump: E pezullova sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit, sepse janë duke u zhvilluar negociata serioze

Berisha ngec te "kilometri i parafundit" për protestës së radhës ...s'ka datë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved