• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

May 20, 2026
in Diaspora, Kronike

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.

Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, residente në Briarcliff Manor. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:19 të së hënës pranë Fifth Avenue në Manhattan.

Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison. “E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane.

Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin gruan, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të emergjencës. Sipas tij, dikush solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.

“Ajo po bërtiste se po vdiste”, tha dëshmitari.

Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit e FDNY, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur.

Sipas familjarëve, në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese, kone sigurie apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur. Rregulloret e qytetit kërkojnë që pusetat të jenë të mbuluara ose të bllokuara qartë për të shmangur rreziqe të tilla. Avokati Christopher J. Gorayeb deklaroi se raste të tilla nuk janë të rralla në New York dhe se mbulesat duhet të jenë të siguruara në mënyrë që të mos lëvizin aksidentalisht.

Ndërkohë, kompania Con Edison bëri të ditur se nga pamjet e sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë në rrugë. Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më vonë viktima parkoi makinën pranë vendit ku ndodhi tragjedia.

Familjarët e Donike Gocajt vizituan vendin e ngjarjes të martën në mëngjes, ndërsa përpiqeshin të kuptonin se si ndodhi aksidenti fatal. Sipas tyre, ajo lë pas një djalë, një vajzë dhe dy nipër e mbesa.

Policia e Nju Jorkut ka deklaruar se nuk dyshohet për vepër penale, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Next Post

Kandidati i Donald Trump për ambasador në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton sot në Senat

Bamir Topi për emërimin i Ols Dados: Gara administrohej nga Ina Rama! Mua më vinte një komunikim formal për të bërë dekretin

A është BE-ja e gatshme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved