Nga Edison Ypi
Ca mjeranë me orë të mbetur po bëjnë pësh-pësh-pësh me njëritjetrin se Edi Rama po bashkëpunon nën rrogoz me Sali Lugatin.
Për me u gajas sa qiellin me e gris.
Për me vajtu, sa një lumë me lot me e mbush.
Se për cilën arësye, kur, ku, mbi a nën rrogoz, dysheme, çati, majtas, djathtas, para, prapa, lart, poshtë, rretheqark, i duhet Ramës që vetëm fiton, të bashkëpunojë fshehtas apo hapur, me Sali Komunistin që ka dhjetra vjet që vetëm humb, këtë vetëm ndonjë magjistricë katundi andej nga Myzeqeja nga ato që shërojnë sëmundje inekzistente, mund ta dijë.
Se çfarë lidhje ka Edi Rama qytetar bio denbabaden, me Sali Kafshën lindur-rritur në katund, ardhur në qytet me në kurriz një thes nga misri i Migjenit modifikuar genetikisht nga partia e qoftëlargut, këtë vetëm të çmendurit e SHQUP-it me në dorë gavetën në rradhë për të lëpirë kockën, mund ta dinë.
Edi Rama zotni, Edi Rama sqimatar, Edi Rama Xhentëlmen, nuk denjon të bashkëpunojë me inferiorë në çdo pikpamje, Edi Rama zgjedh. Dhe gjithmonë fiton.
Sali Piramida, veç me kuçin, veç me maçin, veç me dreqin, veç me të birin e dreqit, merret, flet, bërtet, çirret, uluret, ha, pi, llafoset, vjedh, xhvat, hyn, del, ikën, vjen, vetëm me rrugaçë, vetëm me halabakë, vetëm me anonimë, vetëm me çapaçulë, vetëm me llum. Dhe gjithmonë humb. Dhe hajde merre vesh pse mund t’i duhet aristokratit Edi Rama Sali Llapaqeni i foltoreve dhe nevojtoreve.
Edi Rama ngjitet pa u ndalur nga fitorja në fitore.
Tjetri zbret pikiatë nga gremina në greminë.
Edi Rama hyn e del nëpër kancelaritë e planetit nga poli i veriut në të jugut dhe rretheqark, aq kollaj, aq lehtësisht, aq pa teklif, sikur po kalon nga një trotuar në tjetrin. Dhe të gjithë e pranojnë, të gjithë e sajdisin, të gjithë e nderojnë.
Sali Pilafin e ka bërë lanet gjysma e botës. S’duan ta shohin me sy. Sytë u dhembin. S’e lënë tu shkeli as te pragu.
Edi Rama e ka mëse të qartë se në politikë dhe qeverisje, nuk është asgjë më tepër se një shërbëtor i përunjur i vendit dhe popullit të vet, thjesht një nëpunës i zgjedhur, thjesht mbikqyrës i besuar, thjesht menaxher për të shërbyer gjatë një afati të caktuar, gati për tu larguar në çdo çast, dhe e bën aq mirë, sa të gjithë e quajnë misionar.
Sali Rrenacaku thotë pa pik turpi për veten e vet, se është misionar, pejkamber, profet, shenjtor, që mund të rrijë në pushtet sa të dojë, në jetë të jetëve, në vdekje të vdekjeve, por në fakt është një delirant i pështirë, një despot i neveritshëm, një histerik qesharak, një Don Kishot, me çelsat e kashtës në dorë.
Edi Rama ka aq dhe më tepër elektorat sa i duhet për me vazhdu projektet qeverisëse, me realizu ëndërrat e Shqipërisë së ardhme europiane.
Sali Shpellari i Shqipërisë aziatike si gjeli majë plehut komandon një parti inekzistente që ndodhet veç në ëndërrat që harrohen shpejt të gjumit të mëngjezit të çetës së budallenjve që Sali Proletarin e ndjekin.
Edi Rama, Sali Gjydyrymin aspak nuk e konsideron, me sy nuk e sheh, asnjë rëndësi nuk i jep.
Sali Lugati e sheh Ramën me sy ziliqarë, nga poshtë-lart, si dhelpra rrushtë.
Edi Rama është Artist, Piktor, rrëfimtar, që hap ekspozita, që shkruan libra.
Sali Kokudhi është një gdhë që duke ditur vetëm të vjedhi, vetëm për hajdutllëqe flet.
Edi Rama është Lider.
Sali Hileqari shtë Haxhi Qamil.
Edi Rama është grataçiel.
Sali Katunari është kolibe, strofkull, zgëq, furrik.
Për Edi Ramën me mijëra nëpër Shqipëri bëjnë Bè.
Për Sali Mavrinë s’gjen dot 1 të mos betohet se nuk e sheh dot me sy.
Megjithatë, edhe mund të jetë e vërtetë që Edi Rama me Sali Pordhën një lidhje e ka.
Ndoshta i hedh ndonjë kockë, për ta mbajtur larg, për të mos u bezdisur nga lehjet e tij.
Ose thjesht se prej Sali Shpellarit i vjen ndoht.





