Pas vdekjes nga infarkti të pasagjerit Isa Koni, në tragetin e linjës Bari-Durrës, kanë reaguar familjarët e tij. Familjarët thonë se të afërmit të tyre nuk i është dhënë ndihma e parë pasi mungonte stafi mjekesor në traget.
Ata akuzojnë kompaninë e lundrimit për mosdhënien e ndihmës së parë dhe për këtë pohojnë se do t’i drejtohen organeve kompetente.
Ngjarja ka ndodhur kur ai ka qenë duke udhëtuar nga Italia në Durrës me traget gjithçka e kemi marrë vesh nga udhëtarët. Asnjë mjek në traget, në bord. Shoferët e autobusëve na kanë treguar.
Shumë indiferentë. Mbi 30 minuta s’kishte as mjek as infermierë. I pulsonte ende zemra. Jemi të shokuar. Ai kërkoi ndihmë se kishte marrje fryme, kaq dimë. Ne do nisim procedurat, do shkojmë më tej. denoncim nga të gjitha anët.