Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.
Për këtë takim, Rama ka reaguar në Facebook, duke e konsideruar ministrin Dendias mik.
“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama krahas fotos.
Në axhendën zyrtare, janë takimet me homologun shqiptar Ermal Nufi, me kryeministrin Edi Rama dhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin.
Në qendër të diskutimeve pritet të jenë bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-s, siguria rajonale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.


