• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama i përgjigjet “thesit me rena” të PD-së: Së shpejti, takim me kancelarin gjerman! Në krye të “repartit” opozitar SHQUP sot qëndron një mbeturinë e komunizmit!

May 25, 2026
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi, teksa po akuzonte opozitën për ‘baltosjen’ e punës së qeverisë, zbuloi se së shpejti do të ketë një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Një takim i mundshëm mes Ramës dhe Merz, rrëzon aludimet e Partisë Demokratike, të cilët pretendojnë për një prishje të marrëdhënieve të Ramës me qeverinë gjermane.

Rama ka folur edhe për mbledhjen e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së ditën e nesërme në Bruksel. Shefi i Ekzekutivit tha se kjo Konferencë vulos përmbylljen e fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Teksa shprehu bindjen për përmbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027, Rama deklaroi se ‘ose do e fusë PS Shqipërinë në Europë, ose Europa nuk e merr kurrë Shqipërinë’.

Qëllon edhe që sot të jetë dita përpara mbledhjes së Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel nesër, ku do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

Kjo do të thotë që Shqipëria pasi hapi të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në kohë rekord, me shpejtësinë më të madhe të regjistruar në të gjitha proceset e integrimeve të vendeve që na kanë pararenduar, tani më konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave dhe konferenca e nesërme zhvillohet ekzaktësisht sipas kalendarit të paravendosur me Komisionin Europian, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda vitit 2027.

PS është një oqean që e ngre dallgën çdo herë e më lartë, sepse është e vetëdijshme për sfidën dhe malin për t’u ngjitur. O e bën PS Shqipërnë Europë, ose Europa nuk e merr kurrë Shqipërinë. Pas disa ditësh do ju çoj si përshëndetje një informacion nga takimi që do të kem me kancelarin e Gjermanisë. Ata të PD i bien grepit po njësoj, s’kanë nevojë për karrem. E gjejnë vetë veten në grep”, tha mes të tjerash Rama.

Rama ka hedhur akuza edhe ndaj lidershipit të opozitës, teksa tha se në krye të PD-së sot qëndron një ‘mbeturinë e komunizmit’.

Duke kujtuar dëmin e madh të shkaktuar ndaj shqiptarëve me firmat piramidale, Rama tha se në kohën e qeverisjes së Berishës, Shqipëria ishte një vend me ‘një mijë e një gropa e boshllëqe’.

“PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe ka refuzuar komunizmin për atë që ka prodhuar dhe nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme. Por ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk na intereson kjo, por për ilustrim e solla në vëmendje. Si mund të krahasohej Shqipëria e fundosur e piramidave, mashtrimi më i madh në histori, nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe, por u riangazhua me të ardhmen, me botën për të rivendosur rregull me tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe ishte bërë humnerë”, vijoi më tej Rama.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved