Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur me vetëzgjedhjen e Berishës në krye të PD-së, sepse ai ishte i zgjedhur i përjetshëm me apo pa damkë…vulë.
Ajo që të bënë të gajasesh me humorin e kësaj farse është menyra e festimit të fitores, sikurse festohen fitoret e njëpasnjëshme të “kilometrit të fundit” para Kryeministrisë, me fishekzjarre dhe flakadana, a thua se sapo erdhi Viti i Ri …Berisha.
Kjo festë nuk ishte kot dhe ishte një mjet që e justifikon qëllimin… për ta bërë sa më të besueshëm recitimin e papagallit plak se e mundëm Edi Ramën, e tmerruam, e lamë pagjumë
Këta fishekzjarrë “fitoreje për humbjen”, jo që nuk e lanë pa gjumë Ramën, por në fakt ai duhet të ketë festuar diku fshehurazi, për lehtësin e qendrimit në pushtet, jo një kilometër, por klometra pa fund.
Kjo jo se Berisha punon apo bashkëpunon me Ramën, siç flasin derdimenët mediatik dhe politik, por drejtimi i PD-së nga një figurë tejet e konsumuar, po e çon atë drejtë vdekjes, pavarësisht se frymon… si çdo i sëmur në agoni.
Arsyeja sepse kundërshtarët u gëzuan më shumë se ithtarët për vazhdimësin e drejtimit të PD-së nga Berisha është e thjeshtë… do kenë përballje një kufomë politike, të vetmuar, me përkrahje nga lukunia e hienat të partisë së tij, që i rrinë rreth shtratit për ta coptuar partinë posa ai të largohet nga kjo botë.
Mirëpo kjo nuk është në “dorë të robit por të zotit” thonë besimtarët e ëndrrave, që e rrethojnë e shtohen çdo ditë, duke ia bërë edhe më të lehtë qëndrimin si kryetar edhe me gënjeshtra edhe me lot gëzimi dhe duke ia pranuar me kënaqësi arsyet qesharake… se përse u largohet pushtet.
Ndërsa PD venitet e vyshket përditë, si ajo nusja që pret burrin prej vitesh që ai të tregoi burrërin e tij në shtrat, sepse ka vite që e ka harruar detyrën, plaku bënë vetëm ritualin… reciton vjersha që i ka mësuar prej vitesh dhe kujton me nostalgji se çfarë ka bërë dikur…në fakt s’ka bërë asgjë për të kujtuar por shumë gjëra për t’i harruar
Ndaj mos gjykoni burrin plak që i ka mbetur në dorë opozitës shqiptare, por martoni vejushën me burrë gjallë PD-në./Ekskluzive.al


