Vese të caktuara që kanë persona të ndryshëm shpesh janë pasojë e një fëmijërie jo të shëndetshme.
Ky është edhe rasti i një vajze të re, e cila ka nisur të konsumojë alkool dhe madje edhe lëndë narkotike, aq sa nuk arrin dot të kontrollojë veten dhe limitet e saj.
E gjendur përpara një situate të cilën vetë ajo nuk mundet ta zgjidhë pavarësisht dëshirës, vajza i ka kërkuar ndihmë psikologes së “The Sun” përmes një letre anonime.
” Isha aq e dehur sa nuk e kuptova se si përfundova duke u palluar me një banakier, të cilin sapo e kisha njohur.
Më shikonte gjatë gjithë natës, duke flirtuar dhe bërë komente. Vëmendja qe më kushtoi më bëri të ndjehem shumë mirë edhe pse sapo e kisha njohur.
Ai është 22 ndërsa unë 24 dhe vetëm pak minuta më vonë përfundova në apartamentin e tij duke bërë qejf deri ne ekstrem. E di që po shkatërroj jetën time…
Unë punoj në një zyrë me tre gra të vjetra të cilat nuk dinë te argëtohen, marrëdhëniet me prindërit dhe me vëllezërit nuk i kam shumë të mira dhe as shoqëri nuk kam shumë.
Ndërsa të dashurin tim e njoha kur isha 18-vjeç, e doja shumë por ai më gënjente dhe tradhtonte. Pas kësaj e kisha të vështirë të krijoja lidhje të reja.
Tani kur dal nëpër lokale nate pi shumë alkool, për të shtuar besimin tek vetja, madje kam filluar të marr edhe drogë. E urrej këtë zakon që kam por sërish vazhdoj të bëj të njëjtat gabime.
Gjithashtu bëhem paranoike se mos ngel shtatzënë dhe kam probleme edhe me kontrollimin e nervave. E di çfarë problemesh kam por nuk di çfarë të bëj për ti rregulluar ato”.
Përgjigjja e psikologes
“E njëjta ndjenjë nevoje që të bënte të qëndroje me djalin që të keqtrajtonte, të bën tani të pish drogë, të dehesh dhe ta bësh me të rastësishëm.
Problemet e tua vijnë që nga fëmijëria…Zhduki djajtë e së shkuarës, lëri ato pas, dhe fillo një jetë të re”.