• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Çështja e Veliajt një skandal! Avokati Ndreca: Procesi nisi nga një person që nuk ekziston! I vetmi zyrtar që i është bërë vetting penal është kryebashkiaku në detyrë…nga burgu!

May 30, 2026
in Debat, Kronike

Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në Neës24, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe qëndrimet ligjore lidhur me çështjen penale.

Ndreca e cilësoi një absurditet faktin që kryetari i zgjedhur me votë nga qytetarët shihet si një pengesë apo rrezik për procedurat hetimore.

“Prokurori e konsideron autoritetin demokratik si rrezik për hetimin. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në mënyrën si e ka formuluar prokurori. Ai e sheh autoritetin që buron nga vota si rrezik penal, që është një absurd demokratik. Sa i përket lobimit, ajo është e drejta për të informuar këdo që është i gatshëm për të dëgjuar. E drejta për t’u shprehur për zotin Veliaj është kthyer në kosto me pasojën që të qëndrojë në burg,” u shpreh Ndreca.

Më tej, ai ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si ka nisur fillimisht ky procedim, duke pretenduar se bëhet fjalë për një kallëzim që ka hyrë në rrugë të paqarta në organin e akuzës dhe nga një burim fiktiv.

“Qartësisht duket se është një proces i nisur në mënyrë fiktive, që kur është nisur nga një person fiktiv. Akoma nuk kemi përgjigje se si ka hyrë ky kallëzim në SPAK. Nuk na kthehet përgjigje për këtë. Kjo tregon sa seriozë kanë qenë prokurorët në këtë çështje dhe çfarë shënjestrimi ka pasur. Veliaj është i vetmi zyrtar në Shqipëri në këto 35 vjet që i është bërë një vetting i tillë penal”, tha Ndreca.

Avokati deklaroi se hetimi tashmë ka përfunduar, duke shtuar se nuk ka arsye që seancat të zhvillohen pa transparencë.

“Duhet të tregojmë të vërtetën e z.Veliaj në këtë proces. Nëse procedurat kalohen në mënyrë urgjente dhe nëse Veliaj mbahet jashtë çdo standardi, besojmë se drejtësia ka kaluar në një zonë tjetër dhe përpiqen të mbulohen gabimet e tjera të bëra. Sot kemi një hetim të mbaruar dhe jemi në një proces gjyqësor të hapur publik.

Sekreti hetimore ruhet që të mos dëmtohet hetimi i prokurorisë. Por gjyqi nuk duhet të bëhet në skuta apo në errësirë. Çdo deklarues ka pranuar me vullnetin e tij të lirë, për deklarimet që ka bërë. Pra kjo është thjesht një strategji e prokurorisë viktimizuese. Sepse për hetimin nuk ka asnjë problem.

Zoti Veliaj është në masën arrest në burg për një çështje konkrete. Po bëhen 15 muaj që zoti Veliaj mbahet për këto prova. Gjykata e Strasburgut thonë se duhet verifikuar kushtet e të qëndruarit të kësaj mase në fuqi çdo dy muaj. Po flasim për një çështje konkrete dhe një masë sigurimi që sistemi po përpiqet ta mbajë me kokëfortësi në fuqi.

Në fakt më shumë se sa të mos lejojë lirinë e zotit Veliaj, port ë mos e çojë në detyrë. Pra mesa duket qëllimi nuk është thjesht të mos lëmë zotin Veliaj të lirë, port ë mos shkojë në detyrë”, tha ai.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved