• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Muli zbulon arsyen pse qajnë demokratët kur flet Doktori

May 30, 2026
in Humor

Gjatë fjalës së sotme në Kuvendin e Ripërtëritjes, Doktorin e kapi të qarët. Shumë demokratë u prekën dhe nisën të qanin edhe ata. U krijua një situatë e sikletshme, sikur të kishte vdekur njeri.

Muli pa nga Lelo se duhet të ndërhynin.

– Çfarë të bëjmë? – tha Lelo. – Është reagim i natyrshëm.

– Duhet të shpjegojmë pse qau Doktori – tha Muli, – se ndryshe duket lider i dobët.

– E ke gabim – i tha Lelo. – Burrat që qajnë janë burra të fortë, se e nxjerrin dobësinë jashtë përmes lotëve. Ne thjesht duhet t’u tregojmë demokratëve pse qau ai. Do ta bëj unë një memo për këtë.

– Çfarë t’u themi? – tha Muli.

– Doktori qau kur pa se pas 36 vitesh kishte ende njerëz që besonin tek ripërtëritja e PD-së. Ai është njeriu që e ka ripërtërirë më shumë se kushdo PD-në. Më 1991 hoqi Neritan Cekën, më 1992 Gramoz Pashkon, Zogajn, Kadarenë etj. Më 1993 Abdi Baletën, më 1994 Petrit Kalakulën, më 1995 Eduard Selamin, më 1996 Dash Shehin, më 1997 nja 12 ish-ministra, më 1998 Genc Pollon, Xhaferin, Nokën etj., e kështu me radhë. Çdo vit ai ka kontribuar që PD të ripërtërihet, duke zbrazur ca njerëz e duke sjellë të tjerë. Dhe në një moment ka menduar mos e ka tepruar me ripërtëritjen. Kur pa sot sallën, që njerëzit donin që ai të vazhdonte ripërtëritjen, iu mbushën sytë me lot.

– E bukur është kjo – tha Muli. – Madje duhet të shtojmë se edhe ata që hoqi qanin nga gëzimi. Për shembull, Aldo Bumçi po qante në korridor.

I thashë: “Mbahu, Aldo, se nuk është fundi.”

– Jo – tha, – jam shumë i lumtur që arrita t’i shërbej ripërtëritjes. Është dita më e lumtur e jetës sime që munda të kontribuoj edhe për ripërtëritjen.

– Edhe kjo është interesante – tha Lelo. – Dhe kjo duhet shtuar. Ka shumë rëndësi që edhe demokratët qanin nga gëzimi që po ripërtëriheshin.

Po më e bukur ishte një përgjigje e një demokrati kundër Salianjit. Ai kishte sulmuar Kuvendin duke postuar një gjerman që kërkonte të zgjidhej lider i ri e jo të ripërtëriheshim. Demokrati i tërbuar iu përgjigj:

– Pse Salianji ka të drejtë të ripërtërijë flokët dhe ne s’paskemi të drejtë të ripërtërijmë partinë?

Aty mbeti Salianji./Antena/Tema

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved