• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO! Çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

May 30, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj.

Me vendimin e datës 10 mars 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka përcaktuar se kompetente për shqyrtimin e dosjes nr. 417 të vitit 2022 është Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe jo GJKKO.

Procedimi penal lidhet me kontrollin e ushtruar nga policia në muajin maj të vitit 2022 në hotelin “Zeus Garden”, ku dyshohej se qëndronte Ervis Martinaj. Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, portofolë me stemë policie, maska, doreza antiplumb dhe pranga.

Në përfundim të hetimeve, Ervis Martinaj është marrë i pandehur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ndërkohë, Armand Merlika, Ergys Merlika dhe Dea Pistolja akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Një nga provat kryesore të administruara në dosje është ekspertiza biologjike e ADN-së, sipas së cilës materiali gjenetik i gjetur në disa sende të sekuestruara në ambientet e hotelit rezulton i përputhshëm me profilin gjenetik të Ervis Martinajt, i cili vijon të jetë i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.

Prokuroria dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishin vlerësuar se procedimi lidhej me një hetim tjetër të SPAK-ut ndaj Martinajt për vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye dosja duhej të kalonte për shqyrtim në GJKKO.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme kundërshtoi këtë qëndrim, duke argumentuar se në këtë procedim penal nuk ekziston asnjë akuzë formale për grup të strukturuar kriminal dhe se gjyqtari i seancës paraprake nuk mund të shtojë kryesisht akuza të reja pa një vendimmarrje të prokurorisë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se në fazën e seancës paraprake vetëm prokurori ka kompetencën për të ndryshuar ose shtuar akuzat. Sipas Kolegjit Penal, për sa kohë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë që lidhet me grupin e strukturuar kriminal, çështja duhet të gjykohet mbi bazën e akuzave ekzistuese.

Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë vendosi se ky procedimi penal do të vijojë të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ky vendim nuk lidhet me themelin e çështjes dhe nuk përcakton fajësinë ose pafajësinë e të pandehurve, por vetëm gjykatën kompetente që do të shqyrtojë dosjen.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved