Ndërsa ka pasur raportime se SPAK ka sekuestruar gati 200 milionë euro në llogaritë bankare të kompanisë që synon të investojë në Zvërnec, Kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias për këtë çështje, për të cilën Prokuroria e Posaçme nuk ka pasur një konfirmim zyrtar deri me tani.
“Investitorët janë në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e autoriteteve është arbitrar dhe negativ. Bllokimi i kalimit të parave te pronari për të cilin ka dyshime është një çështje e drejtë e organit hetimor”, tha Rama.
Por kryeministri u vendos në krah të SPAK për sa i përket hetimeve të nisura mbi pronësinë e tokës në Zvërnec.
“Kjo e SPAK-ut ka dy pjesë: pozitive, që i takon SPAK-ut, dhe atë të shëmtuar, që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK-ut.
Pjesa pozitive është ajo e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Është shumë pozitive që SPAK-u ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim.
Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndanë me opinionin publik gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, pasi investitorët që janë sot zotëruesit e pronës, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm. Burimet financiare të tyre, përmes të cilave është kryer pagesa te zotëruesit e pronës, sepse janë disa, janë verifikuar edhe më imtësisht nga Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk do ketë tërheqje nga projekti, ndërsa ishte i hapur për të dëgjuar zërat kundër projektit, pa specifikuar se me cilët.
“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu, ndërkohë jam i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet”, deklaroi kreu i qeverisë.
Sikurse në të shkuarën Edi Rama theksoi se nuk ka ndërmend të flasë me njerëz që vendosin kushte, duke i dhënë një përgjigje indirekte kërkesave të artikuluara poshtë dritares së tij prej protestuesve.
“Teoria ndalu ti se jemi në nuk ka funksionuar deri sa unë jam këtu me votat e shqiptarëve”, u shpreh ai.
Kryeministri e ilustroi çuarjen përpara të këtij projekti me transformimin që kanë pësuar vendet si Greqia, Mali i Zi apo edhe Spanja ku ka resorte të ngjashme.
Edi Rama: Kjo e SPAK-ut ka dy pjesë: pozitive, që i takon SPAK-ut, dhe atë të shëmtuar, që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK-ut.
Pjesa pozitive është ajo e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Është shumë pozitive që SPAK-u ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim.
Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndanë me opinionin publik gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, pasi investitorët që janë sot zotëruesit e pronës, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm. Burimet financiare të tyre, përmes të cilave është kryer pagesa te zotëruesit e pronës, sepse janë disa, janë verifikuar edhe më imtësisht nga Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Investitorët janë në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e autoriteteve është arbitrar dhe negativ. Bllokimi i kalimit të parave te pronari për të cilin ka dyshime është një çështje e drejtë e organit hetimor.
Madje, unë e konsideroj pozitive edhe këtë, sepse në këtë mënyrë investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm, ndërsa në rast se hetimi nxjerr në pah një origjinë tjetër të pronës, ata që e pretendojnë atë fare mirë mund t’i marrin këto para. Kështu, të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar, nëse vërtet ka mashtruar po këtë e tregon hetimi.
Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu, ndërkohë jam i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet.


