Në protestën për të kundërshtuar investimin në Zvernec ka pasur përplasje me policinë, pasi forcat e rendit kanë bërë thirrje se masat e sigurisë janë shtuar si pasojë e ndeshjes ndërkombëtare me Izraelin.
Por disa persona në protest nuk kanë pranuar që të ndalojnë dhe janë përplasur me forcat e policisë. Grupi i personave që kanë prirë përleshjen me forcat e rendit, siç shikohet edhe nga fotot janë aktivistë të Vetëvendosjes, që kanë ardhur prej ditësh nga Kosova me një autokolonë të konsiderueshme automjetet.
Është ky grup që kryeson apo është protagonist në thirrjet apo sharjet alla tifozeri ultra në stadiume.
Këta sharlatan islamofob bënë të njejtën veprim në takimin Shqipëri-Izrael duke fërshkëllyer himnin izraelit e duke brohoritur në turmë Palestina, Palestina dhe UÇK, në një takim miqësor, ku nuk ka vend për politik.
Kjo do i kushtoi shumë kombëtares me gjoba. Këta maskarenj nuk i bëjnë këto veprime në stadiumet e tyre, por janë të gatshëm të shkaterrojnë imazhin e Shqipërisë.


