Berisha bëri 3 thirrje: Kush firmos Pavarësisë është tradhëtar i Kosovës dhe Shqipërisë
Më 4 gusht 2018, Sali Berisha priti në takim një përfaqësi shqiptarësh të Preshevës të cilëve pasi u mbajti një leksion “atdhetarie”, u la edhe “amanetin”, që të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë Serbisë!
Është çmenduri të dëgjosh guximin amoral të këtij politikani pervers miliosheviçian e anti-shqiptar në raport me Kosovën, që u flet për pavarësinë dhe trojet e Kosovës të masakruara prej avionëve, mitrolozëve e blindave të regjimit serb, të furnizuar me naftë e municione prej pushtetit të tij kriminal!
Meqë Saliu u foli përfaqësuesve të Preshevës për Pavarësinë e Kosovës, po i kujtojmë muajt shkurt-mars 1999, kur ky agjent i UDB mallkonte dhe donte të pengonte shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në Rambuje, majde edhe duke shkuar vetë atje me maskë “patrioti”, por kosovarët dhe ndërkombëtarët e shpërfillën, si “i paftuar”!
Ka qenë data 6 shkurt 1999, kur misionari anti-shqiptar serb Sali Ram Berisha, doli publikisht kundër Pavarësisë së Kosovës, duke cilësuar “tradhëtarë të kombit shqiptar”, ata që shkuan në Rambuje, për të firmosur Aktin e Pavarësisë së Kosovës.
Sali Berisha kërkoi që delegacioni kosovar e mbarëshqiptar, të mos shkonte në Rambuje për marrëveshjen e pavarësisë, duke arritur deri në shërbimin e hapur “pro” serb, me kërkesë drejtuar përfaqësisë mbarëkombëtare shqiptare e asaj ndërkombëtare në Rambuje (grupit negociator “Ahtisari”), që marrëveshja të mos firmosej, se gjoja… “ishte në dobi të Serbisë”!
Kanë kaluar 19 vite nga takimi i Rambujes, por nuk harrohet thirrja e parë anti-pavarësi e Sali Berishës, drejtuar kosovarëve dhe faktorit mbarëkombëtar shqiptar me 2 shkurt 1999, me këtë tekst të mbetur në histori: – “Mos shkoni në Rrambuje, sepse është një kurth e farsë ndërkombëtare kundër Kosovës, mbasi kjo marrëveshje nuk jep dot zgjidhje për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare, kush shkon në këtë konferencë dhe firmos është tradhtar i kombit”!
Thirrja e dytë e Berishës, iu drejtua kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar më 6 shkurt 1999, ditën e Konferencës së Rambujës, me këtë tekst: – “Mos firmosni Marrëveshjen e Rambujesë, mbasi po firmosni fundin e Kosovës dhe kush firmos merr përsipër turpin e tradhëtisë ndaj çështjes kombëtare shqiptare”.
Thirrjen e tretë kundër firmosjes së pavarësisë, Berisha e bëri më 23 shkurt 1999, në sallën e mbledhjes së Rambujesë, në momentin kur nisi diskutimi dhe u bë firmosja e përkohëshme e Dokumentit të Pavarësisë, duke thënë: “Mos bini viktimë e serbëve dhe ndërkombëtarëve, mbasi duke firmosur nxini faqen tuaj dhe faqen e Shqipërisë dhe Kosovës”, por Pavarësia u firmos e u shpall.
Ndërsa sot pas 19 vitesh, politikani i pacipë, që ndihmoi me naftë, armë e municione gjenocidin serb kundër kosovarëve dhe u ngjir e u raskapit si “langua”, duke lehur për të penguar pavarësinë e saj, guxon u jep leksioneve “pavarësie e atdhetarie” kosovarëve. Hapu dhê të futesh..!