Ish-kryeministri Sali Berisha sot doli kundër idesë së Presidentit Thaçi që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.
Pas kësaj deklarate ka reaguar në mënyrë të ashpër Thaçi, i cili lëshoi lumë akuzash ndaj Berishës.
Po bëhen gati 6 orë që nga postimi i presidentit Thaçi dhe Berisha ende nuk ka reaguar.
Po pse nuk ka reaguar ish-kryeministri?
Sali Berisha gjithmonë ka treguar që është një person që nuk vonohet të reagojë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të tilla.
Aq më tepër kur ai reagon edhe për çështjet nga “Qytetari Dixhital”, i cili e informon atë edhe për gjërat më të vogla dhe Berisha nuk heziton t’i postojë.