Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha që vuan dënimin për përfshirjen në laboratorin e drogës në “Xibrakë” duket se është i fiksuar pas “miss-ve”. Të gjithë e dini që bashkëshortja e tij është Rezarta Shkurta, këngëtare e njohur, por që e ka nisur karrierën në garën e “Miss Shqipërisë”.
Mirëpo, diçka që ndoshta nuk e keni ditur, është fakti që edhe ish-bashkëshortja e Ermalit ka qënë Miss. Ajo quhet Sonila Caushaj dhe me Ermalin kanë sjellë në jetë një djalë, Rein.
Sonila është divorcuar nga Ermali disa vite më parë dhe thuhet se kontaktet me familjen e tij i ka pasur të rralla.
Madje, në vitin 2015 ajo është përfshirë në një konflikt publik me nënën e Ermalit, Teuta Hoxhën, pasi kjo e fundit e kishte përmendur në librin e saj biografik.