Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tre lumenjve, Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ku shkruan: “Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës!”.
“Si milingona, punë në verë para dimrit. Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës! Është më e pastër se 3 vite më parë, por sërish duhet t’i trajtojmë me kujdes 3 lumenjtë e qytetit – Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës!
Ashtu si lumenjtë “Tirana Nuk Ndalet”-shkruan Veliaj në postimin e tij.
Masat e marra që në verë për pastrimin e shtratit të lumenjve kanë bërë që dy vitet e fundit Tirana të shpëtojë nga përmbytje.