Një avion zviceran i Luftës së Dytë Botërore, Ju-52 HB-HOT, i cili përdoret për udhëtime turistike u rrëzuar në zonën e Piz Segnas, në Alpe.
Në bordin e tij ndodheshin 20 persona, 17 pasagjerë dhe 3 ekuipazh, të cilët sipas policisë zvicerane kanë vdekur në gjithë.
Në fillim lajmi u bë i ditur nga kompania ajrore, e cila kishte publikuar një njoftim në faqen e saj në web dhe thuhej se nga rrëzimi kishte edhe viktima.
“Edhe pse është shumë e trishtë për ne, duhet t’ju informojmë se një nga avionët tanë, Ju-52 ka pësuar një aksident. Mendohet të ketë viktima. Për momentin nuk kemi informacione të tjera”- shkruhej në faqen e internetit të kompanisë.
Aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë, por është mbajtur i fshehtë deri mëngjesin e sotëm. Avioni i përkiste kompanisë zvicerane Ju-Air dhe ishte prodhuar ndërmjet viteve 1921-1952.
Kujtojmë që ditën e djeshme ndodhi në tjetër aksident, ku një avion i vogël u rrëzua në një pyll në Zvicrën qëndrore, ndërsa mbetën të vdekur katër anëtarët e një familjeje.