Një 15 vjeçare ka humbur jetën në Shkodër, menjëherë pas përfundimit të meshës ku ishte pjesëmarrëse.
Sipas informacioneve paraprake mendohet se shkak për ndarjen nga jeta të vajzës është bërë një atal kardiak.
Ngjarja e rëndë është bërë e ditur nga prifti Dok Artur Jaku, icili ka shpërndarë një video në Facebook, ku shpreh ngushëllimet për të miturën.
Njoftim i policisë:
Më datë 02.02.2018, në fshatin Grudë, ka vdekur e mitura, shtetësia L.K, vjeç 15, banuese në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga një atak kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.