Një ish-vrasës i kartelit meksikan të drogës, i njohur si “djali-ujk”, ka zbuluar se si ai i torturonte rivalët e tij duke “pjekur të gjallë”, por thotë se e urrente kur situata bëhej e përgjakshme.
Vrasësi i pamëshirshëm kreu krimin e tij të parë kur ishte vetëm 12 vjeç pasi mori pjesë në një kamp trajnues për vrasje, shkruan the Sun.
Pas vrasjes së 30 personave, ai u dorëzua në polici pasi zbuloi se bosët e tij kishin vendosur ta vrisnin gjithashtu.
“Djali-ujk”, ngre kapakun e karrierës së tij të tmerrshme për serinë e re të dokumentarit në Channel 4, “Takim me lordët e drogës, brenda Narcove të vërtetë”.
Prezantuesi i ekspozitës – ish-oficeri i Forcave Speciale Jason Fox – vjen ballë për ballë me një demon të tatuazhuar në një burg të sigurisë së lartë të Teksasit.
Duke folur për rolin e tij si torturues, ai i tha: “Nuk më pëlqen ajo punë, sidomos kur ajo u bë aq e përgjakshme”.
“E kam nisur duke bërë gjërat e thjeshta, me të cilat e nisin të gjithë, si shkulja e dhëmbëve, prerja e gishtave dhe pjekja e njerëzve të gjallë… Gjëra që duhen për t’i bërë që të flisni. Nuk e shijoja, por bëja maksimumin për të qenë më i miri”.