Rastet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali janë të shumta. Këtë herë bëhet fjalë për 35 vjeçarin Ermir Lushnjari nga qyteti i Fierit. Ky i fundit punon në Gjykatën e Verbanias në Itali si konsulent ligjor.
Lushnjari jeton prej 20 vitesh në Verbania dhe që prej 2014-ës, punon në studion e avokates Paola Zanoia. Ai erdhi në Itali në mënyrë të paligjshme në fund të viteve 90.
Rrugëtimi i Lushnjarit nuk ka qenë i lehtë. Përtej përkushtimit në shkollë ai ka punuar një vit në një lavazh dhe më pas 11 të tjera në një zdrukthtari. Në moshën 22 vjeçare, fieraku u diplomua në liceun e gjuhëve. Më pas ai u regjistrua në kursin 3 vjeçar të Drejtësisë dhe vetëm dhe vetëm pas diplomomit hoqi dorë nga zdrukthtaria.
Aplikacioni është i vlefshëm për ata që duan të punojnë në Itali por nuk kanë leje qëndrimi. Me anë të këtij aplikacioni regjistrohen të dhënat dhe bëhet kalimi nëpër institucionet përkatëse i procedurës. Kjo risi do të eleminojë edhe trafikun e paligjshëm të emigrantëve.