Dashi.
Kjo e hënë parashikohet tejet pozitive për ju. Sipas parashikimeve porsa i përket dashurisë, gjithçka do të shkojë mirë në marrëdhënien me partnerin. Ndoshta është momenti të vlerësoni seriozisht disa vendime të rendësishme dhe të mos i anashkaloni sërish. Beqarët do të kenë një takim të ëmbël dhe duhet të tregohen të kujdesshëm. Përsa i përket punës, duhet ta merrni seriozisht një ofertë të fundit. Mund të merrni frytet e pritshme, thjesht jini të përqendruar.
Demi.
Edhe për shenjën e demit, java do të nisë bukur. Në dashuri gjërat do të shkojnë shkëlqyeshëm. Flisni me sinqeritet dhe vazhdueshëm me personin e zemrës, në mënyrë që gjërat të ecin në rrugën e duhur. Për beqarët është një moment pozitiv. për të gjithë ata që janë në kërkim të personit të zemrës, është momenti i duhur. Jeni në kohë që të tregoni me fakte pasionin tuaj. Përsa i përket punës duhet të tregoheni të kujdesshëm, para se të nisni nj projekt të ri, përfundoni ato që keni lënë pezull.
Binjakët.
Një ditë speciale do të jetë e hëna për ju. Në dashuri do të keni mundësinë që të stabilizoni disa situata të komplikuara që keni pasur së fundmi. Jeni në momentin e duhur për të dalë me partnerin dhe për tu argëtuar disi. Përsa i përket beqarëve rastet për takime do të jenë më të shumta. Ju takon juve që të vendosni rreth preferencave. Edhe në punë gjërat do të ecin mirë. do të merrni frytet e lodhjes që keni pasur në ditët e kaluara. Studioni strategji të reja në mënyrë që të përmirësoni pozicionin tuaj.
Gaforrja.
Një ditë jo nga ato më të mirat por edhe negative nuk mund të quhet për ju. Në dashuri do të duhet të mbani durimin në mënyrë që të mos komplikoni raportin tuaj çift. Nëse e shihni që partneri ju rri ftohtë mos e akuzoni por bëni autokritikë. Beqarët do të përjetojnë aventura të zakonshme. Nëse jeni në kërkim të një pune, dërgoni CV-në tuaj ose trokisni pa ndrojtje. Mund të gjeni atë që bën për ju.
Luani.
Do të nisë me pesimizëm kjo javë për ju. Në dashuri këshillohet kujdes dhe qetësi. Sinqeriteti duhet të jetë motoja juaj këtë të hënë. Beqarët duhet të shfrtëzojnë cilësitë e tyre simpatike, pasi do të kenë sukses. Përsa i përket punës nuk parashikohen të reja. Vlerësoni gjërat siç duhet.
Virgjëresha.
Një e hënë disi me impenjime për ju në të gjitha situatat. Edhe pse nuk është një fundjavë negative, këshillohet të qendroni të vemëndshëm. Përsa i përket dashurisë, duhet të jeni të ëmbël ndaj njëri tjetrit me partnerin. Beqarët nuk duhet të qendrojnë të vetmuar por të dalin për kë krijuar njohje të reja. porsa i përket punës, nuk duhet të jeni të nxituar. vijoni të punoni me të njëjtin ritëm të zakonshëm.
Peshorja.
Një javë shumë e mirë do të nisë për ju. Në dashuri duhet të ketë ndryshime porsa i përket ndjenjave në mënyrë që të rivitalizoni marrëdhënien tuaj. Beqarët janë duke e tepruar disi me emocionet. Duhet të përmirësoni vetëkontrollin. Gjërat në punë nuk po shkojnë mirë. Riorganizoni idetë tuaja.
Akrepi.
Prashikohet të jetë mjaft pozitive kjo javë për ju. Në dashuri jepini hapësirë dialogut dhe mirëkuptimit pasi do të mbajë të pacenuar marrëdhënien tuaj. Beqarët do të ndihen në formë. Shfrytëzoni momentin. Përsa i përket punës, gjërat ecin mirë. Përqendrimi juaj do të sjellë frytet që aq shumë i keni pritur.
Shigjetari.
Një fillimjavë brilante për ju mbi të gjitha në dashuri. Do të jeni epiqendra e gëzimit të familjes dhe kjo do ju bëjë të lumtur. Përsa i përket beqarëve, kush është në kërkim të një njohjeje të re, është momenti i duhur. Në punë keni mundësinë të mbani çdo gjë nën kontroll. Përfitoni nga momenti në mënyrë që karriera juaj të jetë edhe më cilësore.
Bricjapi.
Ditë aspak e mirë për ju kjo e hënë. Dita do të jetë me luhatje në dashuri dhe koha më e madhe do të jeë me miqtë. Me partnerin është mirqë që të shmangni polemikat e kota. Merrni frymë thellë dhe kërkoni optimizëm te vetja juaj. Beqarët duhet të pushojnë paksa. Është e kotë të kërkoni dikë që ende nuk është në sfond. Në punë një kolegu juaj do ju vërë në vështirësi. Jini indiferentë dhe vazhdoni punën tuaj pa polemika.
Ujori.
Edhe për këtë shenjë një ditë jo shumë e mirë. Është e rendësishme që në dashuri të mos ndërmerrni vendime të nxituara. Largoni nervozizmin dhe flisni me qetësi. Beqarët do të jenë të trishtë dhe pa motive. Diçka pozitive nga puna. Do të merrni propozime të reja që duhet ti vlerësoni me qetësi.
Peshqit.
Do të jetë një ditë e shkretë edhe për këtë shenjë. Në dashuri gjërat nuk po ecin mirë dhe është e rendësishme që të tregoheni të duruar. Përsa i përket beqarëve, ndoshta do të mund të takoni një person që i përshtatet karakterit tuaj të paqendrueshëm. Në punë gjërat po shkojnë disi më mirë. Do të gjeni gradualisht atë që dëshironi.