Anatomia e meshkujve dhe femrave po aq sa është e ngjashme aq është dhe e ndryshme. Dikur doktorët mendonin që vetëm organet seksuale bënin dallimin, por ja që nuk është kështu.
Dyshemeja Pelvike është një zonë e përbërë nga muskuj që ndodhen në pjesën e poshtme të barkut të një femre.
Në rastin e një mashkulli muskulatura në atë zonë është thuajse e pazhvilluar. Zona në fjalë është shumë me rëndësi për femrat pasi ajo mundëson mbajtjen e fetusit ndërkohë që ato janë shtatzënë. Studimet për zonën Pelvike kanë qënë shumë të pakta dhe as vetë doktorët nuk e dinë me siguri se si ajo funksionon.
Shumë femra kanë probleme pas lindjes falë dëmtimit të zonës dhe mjekët nuk i japin asnjë zgjidhje. Sidoqoftë sot nuk duhet neglizhuar asgjë dhe duhet shkuar në spitale më të mëdha kur ndjeni probleme.
Disa femra mund që të kenë probleme të Zonës Pelvike dhe në rini për shkak të traumave ose obezitetit. Nuk është diçka e rrallë pasi rreth 30% e femrave hasin të paktën një herë në jetë problemin në fjalë, por nga mosinformimi ato e lidhin me probleme të aparatit urinar.
Ruani trupin tuaj pasi do e keni për aq kohë sa të jeni në këtë botë!