Vetëm pak kohë pas hapjes së shkollës së gjuhës shqipe në fshatin Paleochora të Kretës ekstremistët e “Agimit të Artë”e kanë bllokuar për disa orë.
Rreth 40 persona anëtarë të kësaj partie vendosën flamuj grek në portën e shkollës. Shkak mendohet të jetë bërë nxënësi shqiptarë i veshur me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe”, gjatë ceremonisë hapëse ku ishte pjesë edhe një zyrtarë i ambasadës shqiptare në Athinë.
Mediat greke shkruajnë se situata është e acaruar, për shkak të zemërimit të grekëve nga “provokimi” me një bluze.