48 orët e fundit kanë qenë orë tmerri për ish-kryeministrin Sali Berisha. I konsideruar deri dje si i paprekshmi i politikës shqiptare, sot është gjunjëzuar. I frikur deri në palcë, i vetëquajturi “Marshalli” është në alert, këtë radhë nga hetimi që amerikanët po i bëjnë çështjes së shumëpërfolur të Rapiscan-it.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë zbarkuar me urgjencë në shtëpinë e tij avokatët e njohur Fana dhe Gjokutaj, të cilët janë konsultuar lidhur me mbrojtjen e ish kryeministrit, njërit prej peshqve më të mëdhenj të korrupsionit në vend për të cilët departamenti i Shtetit Amerikan dhe BE po flasin me intesitet të përshpejtuar këto kohë..
Si nisi hetimi në SHBA
Kompania amerikane OSIS, degë e së cilës është firma fituese e kontratës është kompania amerikane Rapiscan që mori koncesionin e skanimit të doganave shqiptare, tha se Komisioni i Shkëmbit të Aksioneve në Bursë (SEC) ka filluar hetimet ndaj saj lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit që i ndalon ushtrimin e praktikave të biznesit duke korruptuar zyrtarë të huaj. (SEC është një agjenci e pavarur federale, detyra e së cilës është të mbrojë investitorët dhe të sigurojë funksionimin e drejtë dhe të rregullt të tregjeve të aksioneve (bursave). SEC është krijuar nga Kongresi në vitin 1934 si agjencia e parë rregullatore e qeverisë federale për tregjet e aksioneve. SEC nxit transparencën e firmave dhe mbron investitorët ndaj praktikave mashtruese në bursa.) Kompania po ashtu bëri të ditur se Departamenti i Drejtësisë, përmes zyrës së Prokurorit Federal të Distriktit Qendror të Kalifornisë ka kërkuar informacione nëse OSIS i është përmbajtur ligjit që ndalon praktikat korruptive.
Firma OSIS bëri të ditur se agjencitë federale po hetojnë bazuar mbi raportin e firmës investuese Muddy Waters që e akuzon kompaninë për pagim ryshfetesh zyrtarëve shqiptarë për konçesionin që ka fituar në këtë vend. OSIS e bëri publik njoftimin për hetimet të enjten, gjatë dhënies së informaconit për gjendjen financiare të kompanisë. Çmimi i aksioneve të saj ra menjëherë ndjeshëm me rreth 20% pas mbylljes së bursës.
Në Shqipëri OSIS vepron përmes firmës Rapiscan. Në dhjetor të vitit të kaluar, Carson Bloc, drejtori i firmës investuese Muddy Waters dhe autori i raportit që ngre akuzën se OSIS e ka fituar kontratën konçesionare në Shqipëri përmes korrupsionit, i tha Zërit të Amerikës se në bazë të hetimeve të saj, kontrata konçesionare me Shqipërinë, që kapte një vlerë prej 250 milionë dollarë, ishte siguruar duke e shitur gjysmën e vlerës së kontratës, 49% të saj, për vetëm 4.5 dollarë, tek një kompani shqiptare, ICMS, gjoja për kontributin e saj, kryesisht në ndërtim, për aktivitetet e kompanisë.
Historiku i privatizimit në “minutat shtesë” të qeverisë Berisha
Historiku i konçesionit në Shqipëri fillon në vitin 2013. Në atë kohë qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konçesionare me vlerë deri në 250 milionë dollarë për skanimin e kontenierëve. Firma fituese e kontratës është kompania amerikane Rapiscan, degë e firmës “OSI Systems”, ose OSIS, sipas inicialeve të tregëtimit në bursë.
Në Shqipëri, Rapiscani, është regjistruar me emrin S2 Albania. Por vetëm disa muaj pas nënshkrimit të konktratës, Rapiscani, ose S2 Albania, i kalon 49 për qind të kuotave, një firme shqiptare të njohur me inicialet ICMS, në pronësi të Olti Peçinit, me profesion mjek. Partneriteti, në bazë të ligjeve këtu në Shtetet e Bashkura, duhej të pasqyrohej në dokumentet financiare të firmës OSIS, si një kompani që shkëmbehet në bursë.
Kontrata u kritikua në Shqipëri si nga biznesi për tarifat e larta për skanimin e ngarkesave, por edhe nga opozita e asaj kohe. Kjo tërhoqi vëmendjen e firmës investuese Muddy Waters Research, e cila filloi hetimet e veta dhe zbuloi se firma OSIS e kishte mbajtur të fshehtë kalimin e 49 për qindësisht tek firma ICMS dhe për më tepër, ky 49 përqindësh, me një vlerë mbi 120 milionë dollarë, ishte blerë për vetëm 4 dollarë e gjysmë. Dhe pak ditë para se ish kryeministri Berisha të linte zyrën e tij, janë shitur 49 për qind e aksioneve të këtij koncesioni. Dhe kjo shitje është bërë për një shumë qesharake prej 500… lekësh.
Rapiscan dhe kompania ICMS kanë lidhur një marrëveshje ku transferohen 49 për qind e aksioneve në datën 16 shtator 2013. Pra në “monutat shtesë” të qeverisë Berisha, e cila kishte humbur zghjedhjet e qershorit, dhe në pushtet kishte ardhur Rama. Në ditën që do të largohej Berisha kalojnë këto para në dorën e tij. Kompania ICMS ka blerë 49 për qind të aksioneve të këtij koncesioni, që kushtonte gjithsesj 316 milionë dollarë, për vetëm 490 lekë.
Shqetësimi i Braçes: Ndiqni paratë e bankës!
Kryetari i Komisionit Ekonomik, Erion Braçe ka folur për mediat në lidhje me investigimin e televizionit amerikan “Bloomberg”, sipas të cilit, kompania “Rapiscan” ka marrë nga ish kryeministri Sali Berisha 250 milionë dollarë. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Braçe duke shenjëstruar ish Kryeministrin Berisha, me pretendimin se në kohën që ai ka drejtuar Qeverinë ka favorizuar këtë kompani. Braçe i ka dërguar shkresë Ministrit të Financave për verifikimin e kontratës së qeverisë “Berisha” me Rapiscan, kompaninë amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana dhe që është larguar rreth 2 vite më parë nga Shqipëria. “Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë për shkak të sensibilitetit të shtuar, për koncesionin për ngritjen dhe operimin e skanimit të kontenierëve jam i detyruar t’i drejtohem me një shkresë Ministrit të Financave për të nisur verifikimin e të dhënave të dala në publik ditët e fundit në mbështetje të dyshimeve për praktika korruptive në procedurën e ndjekur për dhënien e këtij koncesioni. I kërkoj kryeministrit të hetojë në të gjithë dimensionin e saj këtë çështje. Është një vlerë prej 250 mln eurosh që ndikon si tek kompanitë ashtu dhe tek individët. Nga i gjithë dokumentacioni që disponoj, unë mendoj që ka dyshime të arsyeshme që mbështesin edhe pretendimet për praktika korruptive të dala së fundmi”, deklaroi Braçe.
Sipas Braçes, shitja është bërë, kur këto kuota kanë qenë peng në një bankë të nivelit të dytë për shkak të nje kredie të majme për 2 milion euro. Braçe ka bërë të ditur se janë ndërmarrë disa veprime nga Ministria e Financave për të administruar fakte të reja që kanë dalë nga SHBA lidhur me këtë koncension, por sipas tij Prokuroria edhe pse e ka patur në duar dosjen që në vitin 2013 nuk ka kryer asnjë veprim hetimorë. Kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë shpreh shqetësimin se si një biznesmen pasi blen gjysmën e një kompanie 4.5 dollarë, e depoziton atë kontratë në një bankë dhe merr 2 milionë dollarë në shkëmbim të koleteralit që lë. E thënë më thjeshtë, një “bingo” e tillë është e vështirë të bjerë pasi me 4.5 dollarë merr 2 milion dollarë. Dhe Braçe i bie shkurt teksa thotë se duhet të ndiqen paratë e kësaj banke të nivelit të dytë në Shqipëri, për të arritur tek pastrimi i pastër i parave. Rapiscan Systems fitoi një kontratë 15 vjeçare në prill 2013, teksa qeveria shqiptare deklaroi se do forconte kufijtë e saj e të ndalonte trafikun e drogës, duhanit, armëve si dhe atë të qenieve njerëzore. Ky koncesion u kundërshtua nga kompanitë e biznesit për shkak të tarifave të larta dhe u anulua nga Shqipëria, pas zgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër në shtator 2013. Pas anulimit të koncesionit, Rapiscan Systems iu drejtua arbitrazhit ndërkombëtar në gusht 2014, duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shqipëria. Çështja i kaloi Avokaturës së Shtetit, ndërsa qeveria shqiptare kontraktoi firmën Omnia Strategy për të fituar çështjen në arbitrazh. Tre muaj më vonë qeveria vendosi të heqë dorë nga arbitrazhi dhe të zgjidhë me marrëveshje konfliktin me kompaninë Rapiscan./Pamfleti.com