Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me thikë në bark në zonën e Scandianos, në Reggiano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 4:30 jo shumë larg nga stacioni hekurudhor i qytetit Emilian.
Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Scandiano – të cilët janë duke hetuar së bashku me kolegët e Reggio Emilia bëjnë me dije se i riu është goditur disa herë thikë gjatë një ‘luftimi’ shkaqet e të cilit ende nuk bëhen të ditura.
I riu shqiptar u transportua me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën dhe me plagë të rënda të cilësuar si “kodi i kuq”, shkruan ANSA.
22 vjeçari është aktualisht në gjendje të rëndë në spital e ndërsa, ushtarët e Scandiano dhe Reggio Emilia janë në gjurmët e agresorit.