Ka nisur seanca gjyqësore për ish-drejtorin e Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika dhe ish-funksionarin e PD-së Andi Toma për shpërdorim fondesh në aksin Tiranë Elbasan.
“News 24” raporton se në seancë bashkë me familjarët ndodhet edhe ish-ministri I LSI-së Edmond Haxhinasto.
Dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime.
Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti edhe për kalibruesit që kanë firmosur marrjen në dorëzim të punimeve jashtë cilësisë dhe përtej afateve ligjore të rrugës Elbasan-Gjinar për të cilën prokuroria thotë në vendim se nuk është realizuar si vepër pavarësisht fondeve të shpenzuara.
Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.