Dashi
Yjet janë në favorin e të dashuruarve këtë të enjte. Raportet me partnerin/en pritet të intensifikohet akoma më shumë në ditët e ardhshme. Ndërkohë, beqarët duhet të kenë më tepër besim te vetja dhe do gjejnë personin e duhur. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.
Demi
Këtë ditë Afërdita e ka zbehur disi ndikimin e saj për të lindurit e kësaj shenje por gjithsesi do të vazhdoni të jeni të asistuar prej saj. Mund të ketë momente të komplikuara me partnerin/en, ndaj duhet kujdes. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe do ndihen të plotësuar. Kujdes me financat.
Binjakët
Në punë sot do të keni mbështetjen e fortë të Mërkurit në të gjitha aspektet. Edhe raportet me partnerin/en janë në një moment vërtet të mrekullueshëm. Beqarët nuk do mendohen mirë dhe do bëjnë disa gabime të pafalshme. Në planin financiar do keni vështirësi të mëdha.
Gaforrja
KJo nuk është ditë fort e mirë. Situata në çift nuk duket edhe aq e mire. Duhet të tregoni shumë kujdes, për të mos rënë në pozitat e viktimizmit. Beqarët nuk do përfitojnë nga mundësitë, pasi nuk janë ende gati për ndryshime. Sa i takon financave atopo përmirësohen.
Luani
Për të lindurit e kësaj shenje dielli është favorizues. Energjitë dhe përqendrimi do të jenë në maksimumin tuaj duke ju dhënë mundësinë të përparoni nga ana sentimentale. Beqarët do jenë të angazhuar me punë dhe nuk do e kenë mendjen fare te dashuria. Në planin financiar gjërat duken mirë.
Virgjëresha
Po afrojnë momente të mira për juve. Afërdita do të luajë një rol të dorës së parë në përmirësimin e raporteve në planin sentimental. Beqarët do fillojnë angazhime serioze të cilat do i ndryshojnë të ardhmen. Kujdes menazhimin e financave.
Peshorja
Mërkuri ju favorizon juve për marrëdhënien në çift. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asnjë moment sepse mund të gabojnë dhe lëndohen. Financat nuk do i mbani dot në kontroll. Duhet të keni më tepër kujdes.
Akrepi
Nuk po kaloni një kohë të mrië. Ju nevojitet më shumë përqendrim. Afërdita pozitive është një garanci më shumë për fushën e ndjenjave. Beqarët nuk duhet të jenë të mbyllur, por duhet të shfrytëzojnë takimet që ju ofrohen. Vështirësi për financat.
Shigjetari
Një ditë mjaft e ngarkuar për juve sot në punë. Disi konfuze do të jetë situata edhe në planin sentimental. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura dhe asgjë më shumë se kaq. Në planin financiar do arrini të përmirësoni situatën por kini kujdes.
Bricjapi
Një ditë relativisht e mirë. Afërdita ndikon për të bërë që të paktën në fushën sentimentale gjërat të shkojnë ashtu siç dëshironi. Një lajm i papritur mund të ndryshojë programim. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë vetëm për të ndryshuar statusin sepse mund të lëndohen. Financat në rrezik.
Ujori
Yjet ju favorizojnë për marrëdhënien në çift. Shumë të impenjuar në raportet ndërpersonale. Beqarë nuk do jenë aspak të sigurtë në hapat që do hedhin prandaj do refuzojnë edhe disa takime. Duhet të keni kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Të lindurit e ëksaj shenje sot duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të gjejnë për partnerin/en që duket sikur e keni lënë pak pas dore. Nëse keni probleme, dialogu është zgjidhja. Beqarët do tërheqin pas vetes shumë persona. Financat janë duke u përmirësuar.