Pas Dashamir Xhikes, arrestohet nje tjeter ish drejtues ne ARRSH.
Burimet thane se behet fjale per Aksel Qurdukun.
Mesohet se Gjykata e Krimeve të Renda ka leshuar flete arresti për Aksel Qurdukun, me urdhër nga prokurorja Elisabeta Imeraj.
Qurduku ka qene ish-drejtor i Njësise së Menaxhimit të projektit Tirane-Elbasan.
Vetëm 40 ditë më parë:
Ministri Gjiknuri padit kunatin e Artur Zhejit për vjedhje në rrugën Tiranë-Elbasan, ish drejtori Aksel Qurduka i përzier dhe në aferën “DIA-CEZ”. Gati hetimi i dytë!
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri me sa duket ka vendosur ti shkojë deri në fund denoncimit dhe dërgimit para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë abuzuar me rrugët. Ai pasi ka marrë rezultatin e auditit në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në veçanti për shpenzimet e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila s’po mbaron kurrë ka bërë denoncimin përkatës për tre drejtorë. Kështu Gjiknuri ka kallzuar në Prokurori ish Drejtorin e Përgjithshëm i rrugëve Dashamir Xhika për shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Kallëzimi për ish-drejtorin e ARRSH Xhika u bë pas përfundimit të auditit për rrugën Tiranë-Elbasan. Ndërkohë kallëzim është bërë edhe për ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan. Ku dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerën 53 983 340 dollarë. Xhika ka qënë drejtor i LSI dhe ka mbushur xhepat e Metës dhe të vetët me para nga arka e shtetit shqiptar. Ndërkohë që rruga Tiranë-Elbasan vijon të jetë një problem për qytetarët dhe kërkon e kërkon vetëm shpenzime. Por nga një hulumtim i thjeshtë rezulton se dhe një ish drejtor tjetër, është i lidhur me LSI. Bëhet fjalë për Aksel Qorduka, ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit.
Ai është kunati i Artur Zhejit, njërit nga “zarat” e Metës dhe që menaxhon një portal të tij, madje ka edhe te “Oranews” një emision me të njejtin emër. Zhejit të “madh” dhe “luftëtarit” të paepur kundër abuzimit me pushtetin në Shqipëri. Pra Gjiknuri ka paditur kunatin e Artur Zhejit për abuzime me paratë e shqiptarëve. Dhe Zheji në vend që të mos cedojë në këtë drejtim por të luftojë pa kompromis të keqen, duke mos u hallakatur shumë në shërbime allasoj tek të gjithë ata që kanë para, gjen kohën dhe sulmon ministrin Damian Gjiknuri. Duke qënë në konflikt të hapur interesi.
Por nga informacionet që “Pamfleti.com” disponon, mësohet se Aksel Qurduka, kunati i Zhejit ka qenë dhe menaxher i DIA- s ku ka kontribuar në prodhimin e të dhënave fallco në favor të Kastriot Ismailajt dhe në disfavor të shtetit. Dhe ku pritet që të thërritet për hetim dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “DIA” dhe “CEZ”, ku janë dhe “peshqit e mëdhenj” Meta e Berisha. Zheji gjithnjë ka lehur aty ku ka “ngrënë”, herë vetë drejtëpërdrejt e herë indirekt. Kaq për sot!/Pamfleti.com