Një grua e acaruar dhe tepër e mërzitur me burrin e saj, i ka prerë atij penisin pasi ai kishte refuzuar për më shumë se 10 vite që të kryente marrëdhënie seksuale me të.
28-vjeçarja indiane Rita Yadav ka rrëmbyer thikën dhe i ka prerë organin gjenital të shoqit, 31-vjeçarit Ved Prakash ndërsa të dy ndodheshin në shtëpinë e tyre në Utar Padesh.
Gruaja priti deri sa burri të futej në dush dhe më pas e qëlloi atë me një gurë pas koke. Burri ra pa ndjenja në tualet, moment nga i cili gruaja përfitoi dhe i preu atij organin gjenital. Pas aktit barbar ajo e mbylli burrin në tualet dhe vetë u dorëzua në polici.
28-vjeçarja tregoi se çfarë kishte bërë ndërsa pas gjysmë ore burri u zgjua dhe telefonoi një mikun e tij. Të dy shkuan në spital, ku burri po kujdeset nga stafi mjekësor, ndërsa Rita është pas hekurave.