Vjeshta pritet të sjellë zhvillime të forta politike në vend. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë i bëri një ftesë publike kreut të PD për të bashkëpunuar. Basha deklaroi se nuk do pranojë aleancë me PS, por la të hapur mundësinë e një diskutimi të dytë.
Gazeta ”SOT” ka mësuar se jo vetëm qeveria, por dhe ndërkombëtarët janë duke u përgatitur për një 17 maj të dytë.
Dihet që qershori 2019 është shansi i fundit për të hapur negociata me BE dhe nëse nuk plotësohen kushtet, atëherë integrimi do jetë shumë larg.
Në shtator disa personalitete dhe eurodeputetë do vijnë në Tiranë, ku do të tentojnë të bindin Bashën që të bashkëpunojë me Ramën në të mirë të integrimit. Rama vetë tha se do i propozojë opozitës një paketë bashkëpunimi.
Mbetet të shihet se çfarë do lëshojë PS, por në vjeshtë nuk përjashtohet mundësia që Rama e Basha të ulen po bashkë.