Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit, është përfshirë në një “luftë të ftohtë” me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Disa vendime të marra nga Komisionerëte Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, janë parë nga ONM, si të dyshimta.
Për këtë arsye ONM, i ka ekomanduar Komisionerit Publik që t’i ankimojë pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit.
Baza për këto rekomandime, është mbështetur në faktin se ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Janë pesë raste, për katër gjyqtarë dhe një prokurorë që i janë rekomanduar Komisionerit publik për ankimim.
Kështu me një këmbë në Vetting, ndodhen kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Gentian Medja, prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe gjyqtari e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Artur Malaj.
Këto rekomandime të ONM, që vijnë në një kohë të shkurtër, janë një këmbanë alarmi, se diçka nuk shkon në punën e Komisionit të Vettingut.
Risjellim në vëmendje edhe në seancat dëgjimore, ka pasur një reagim të ashpër të ndërkombëtarëve për raste të caktuara, por, çuditërisht nuk ka pasur rekomandime për ankimim.
Në seancën dëgjimore të mbajtur për Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs, ka reaguar ashpër ndaj problemeve që janë konstatuar në lidhje me kryeprokuroren.
Jacobs ndërsa ka shprehur zhgënjimin e tij, për mungesën e kryeprokurores Arta Marku në seancë, ka thënë se Kryeprokurorja nuk duhet të japë vetëm urdhra, por të ndryshojë komplet mentalitetin e Prokurorisë.
Dystandartizimi, korrupsioni apo fenomene të tjera si këto, ka kohë që lakohen se kanë prekur Komisionin e Vettingut dhe konkretisht KPK –ën.
12 anëtarët e KPK –së, paguhen miliona lekë nga taksat e qytetarëve për të pastruar drejtësinë dhe jo për të shtuar pasurinë e tyre, nëpërmjet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar./CNA.al