Vlora është tronditur pasditen e sotme ku një 24 vjeçar ka varë me armë 8 persona, të të njëjtit fis, por nga dy familje të ndryshme.
Policia ka bërë me dije se autori është Ritvan Zykaj.
Autori pas krimit është larguar ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.
Nga fotot e siguruara nga Mapo rezulton se autori i masakrës është i apasionuar pas alkoolit, veshjeve ushtarake dhe hashashit.