Më 31 Janar 2018, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi liçensimin e Credins Bank për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime për klasat e sigurimit Jo-Jetës si dhe liçensoi plot 8 punonjës të saj si Brokera Fizikë që do të ushtrojnë këtë aktivitet në emër e për llogari të Bankës.
Në saj të njohurive dhe eksperiencës së stafit të kualifikuar, Credins do t’u vijë në ndihmë klientëvë të vlerësojnë sic duhet nevojat e tyre për sigurime, të gjejnë ofertën më të mirë për sigurimin e nevojitur si dhe do t’i ofrojë atyre asistencë në rast të kërkimit të dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimit.
Nëpërmjet një “këshillari” të licencuar si Broker në Sigurime, klientët e Bankës do të marrin të gjithë informacionin e duhur për të bërë zgjedhjen më të mirë për produktin e sigurimit që plotëson nevojat dhe pritshmëritë e tyre.