Janë përcjellur për në banesën e fundit 8 viktimat e dy familjeve Zykaj, të cilët u vranë nga kushëriri i tyre, Ritvan Zykaj, 24 vjeç, tashmë i arrestuar.
Viktimat janë varrosur në tokat e tyre, sipas një amaneti që kishte lënë gjyshi, Demiri.
Ndërsa autori i masakrës vijon ende të merret në pyetje nga policia, për të zbardhur realisht se çfarë ka ndodhur, edhe pse ai më herët është shprehur se ata e kishin akuzuar për vjedhje.
VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)