Një fëmijë 6 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet në Divjakë. Sipas policisë lokale aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 në qendër të qytetit.
35-vjeçarja Maela Matarangasi, banuese në Tiranë, që drejtonte një automjet tip “Benz” ka përplasur fëmijën, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë menjëherë. Policia thotë se ka ndaluar drejtuesen si dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në 8 gusht, po një shofere përplasi për vdekje një burrë dhe një fëmijë në Tiranë. Automjeti “Mercedes Benz” që drejtohej nga një femër, humbi kontrollin në kthesë dhe mori përpara një biçikletë dhe një nënë së bashku me 2 fëmijët e saj, që ndodheshin në mes të trafikndarëses dhe po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Për pasojë humbi jetën një vogëlushe 7 vjeçare ndërkohë që të dëmtuara rëndë mbetën edhe e ëma dhe motra e saj 6 vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve në spital ndërroi jetë edhe 29-vjeçari që lëvizte me biçikletë. Policia rrugore ndaloi drejtuesen e mjetit Rozina Koleci, ndërkohë që nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.