Një rreze drite në fund të tunelit sa do e vogël ajo, për familjen Zykaj. Pas masakrës në Resulaj të Selenicës, vjen një lajm i mirë.
Albi Zykaj, 17 vjeç, fëmija i trete i Besim Zykajt është i mbijetuari i vetëm i masakrës që kreu kushëriri i tij, Ridvan Zykaj.
Albi punonte në bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohen kur Ridvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me breshëri automatiku duke vrarë dy gjyshërit e tij Demirin dhe Ferijen, babain dhe nënën Besim dhe Vasilika, vëllain e tij Ledjonin 6 vjeç, motrën Sara, 17 vjeç por edhe xhaxhain Azemin bashke me gruan e tij Aferdita.
Albi humbi në këtë tragjedi të vërtetë të gjithë trungun e tij familjar, nga vëllai e motra, deri tek dy prindërit, dy gjyshërit dhe xhaxhain. Të mbijetuar të tjerë nga masakra janë edhe dy djemtë e Azemit, edhe ai i ekzekutuar nga Ridvan Zykaj.