Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic u skaulifikua nga MSL në ndeshjen e radhës së Los Angeles Galaxy kundër Minesotas, pasi refuzoi të luante në takimin e All Starsave.
Ai u shfaq mjaft i revoltuar dhe nuk e anashkaloi faktin se në fund humb kampionati amerikan, jo ai, duke e vlerësuar shumë veten e tij.
“Është qesharake, por unë nuk dua që të komentoj. Unë vi nga një botë tjetër, vi nga bota e vërtetë. Më vjen keq që nuk mund t’i ndihmoj shokët e mi të skuadrës. Gjithsesi, ata më humbasin mua, nuk më intereson”,- u shpreh ai.