23 emigrantë të jashtëligjshëm janë ndaluar ditën e sotme në zonën e Devollit.
Njëri prej tyre, mëson BalkanWeb, ka përfunduar në spital. Emigrantët, shumica e të cilëve sirianë, janë ndaluar gjatë mëngjesit nga policia kufitare.
Njëri prej tyre ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar nga efektivët e policisë kufitare në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve të spitalit, emigranti vuante nga diabeti dhe ka pësuar krizë diabetike për shkak të lodhjes.
Pas trajtimit gjendja e tij është stabilizuar, konfirmojnë bluzat e bardha.